E rëndë në Vlorë/ 67-vjeçari ngacmon seksualisht 13-vjeçaren, prindërit e denoncojnë në Polici (EMRI)
1 Qershor 2020, 11:15Nga DOSJA
Vlorë- Tjetër abuzim seksual. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 67-vjeçari Sofo Skënderi, banues në fshatin Ceprat ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare. Të njëjtat burime bëjnë me dije se është vërtetuar që më 30 maj, 67-vjeçari ka kryer veprime të turpshme me të miturën. Menjëherë familjarët kanë denoncuar rastin në polici, Ndërkohë policia njofton se 67-vjeçari është arrestuar dhe mbi të rëndon veprat penale “ngacmim seksual”
“S. S., 67 vjeç, banues në fshatin Çeprat, Vlorë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi nga hetimet e kryera, dyshohet se një ditë më parë ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.”, njofton Policia.
Kjo është ngjarja e dytë e rëndë, që ka ndodhur kohët e fundit. Pak ditë më parë u mësua se 65-vjeçari, Abaz Doku ka abuzuar sekualisht me një 15-vjeçare në Babrru të Kamzës. 65-vjeçari e filmoi gjithë skenën dhe me anë të pamjeve e kërcënonte vajzën që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të, do t’i publikonte ato. E gjendur nën presion, 15-vjeçarja është bindur. Ndërkohë videon i moshuari u ka shpërndarë tre të rinjve.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Babai i 15-vjeçares së përdhunuar ka lëshuar akuza të forta ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, teksa është shprehur përpara mediave se ...
TIRANË– Vëllai i 15-vjeçares së abuzuar seksualisht nga roja i shkollës dhe tre të rinj në Tiranë rrëfen ekskluzivisht detaje tronditëse në emisioni...
Tiranë- Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të infektuarve është një mjek kardiolog...
KAMËZ– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja që prej ditësh është bërë kryefjala e mediave vendase. Bëhet fjalë për përdhunimin e 15-vjeça...
Nga viti 2013 deri në vitin 2018, nga trojet shqiptare janë larguar 227 mijë persona, duke vendosur një rekord në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballka...
KAMËZ– Dosja.al ka siguruar fotot e shkrimeve që kanë bërë xhiron në të gjithë lagjen e Bregut të Lumit në Babrru, ku u përdhunua dhe abuzua seksualisht 15...
Kamëz- 4 persona ranë në pranga fundjavën që sapo lamë pas, për abuzim seksual me një 15-vjeçare në Tiranë. Në qendër të ngjarjes së rëndë qëndronte 65-v...
Kukës- Sot është hapur kufiri me Kosovën. Ndërkohë në pikën doganore të Morinës ka një fluks mjetesh dhe qytetarësh, të cilën po futen në Shqipëri. Shqiptarët e...