Aktualitet

Babai i 15-vjeçares lëshon akuza të forta: Policia dhe përdhunuesit janë një! Do iki nga lagjia se më doli boja, do hidhe

1 Qershor 2020, 10:58 Nga DOSJA
Babai i 15-vjeçares lëshon akuza të forta: Policia dhe

TIRANË– Babai i 15-vjeçares së përdhunuar ka lëshuar akuza të forta ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, teksa është shprehur përpara mediave se ata janë një me njerëzit që kanë abuzuar me të bijën. Në një prononcim përpara mediave, Edmond Thanasaj tregoi se Abaz Doku, roja 65-vjeçar që e përdhunoi duhet të kalbet në burg.

Ndër të tjera, babai i të abuzuarës shprehet se Doku e ka kërcënuar edhe me thikë të bijën, dhe i ka thënë, të mos u tregojë prindërve se do e vriste. I pyetur se çfarë do të bëjë tani që e ka marrë vesh e gjithë lagjia, Thanasaj tregon se ka dëshirë të ikë nga ai vend që i ka dalë boja por s’ka ku të shkojë, veçse të hidhet në lumë.

Ai të kalbet në burg. Ma ka kërcënuar vajzën me thikë. Mos i trego mamit dhe babit se të vrava. Policia është një me përdhunuesit. Vajza ishte nën presion se me thikë e me gomë te bicikleta dhe i thoshte mos i trego mamit e babit se unë të vrava. Të gjithë e dinë historinë dhe asnjë nuk tregonte se kanë hall se del emri. Tani mua më ka dalë boja, ku të shkoj unë? Dua të iki nga lagjja, por s’kam ku shkoj. Do hidhem në lumë,“– thotë ai.

Theksojmë se 65 vjeçari Abaz Doku i cili ishte dhe roje i shkollës së saj, i ka filluar ngacmimet dhe përndjekjet ndaj vajzës rreth 1 vit më parë kur ajo ishte në klasën e 8-të.

Pasi kjo gjë u bë e ditur ai u pushua nga puna por vijoi ta përndjekë të miturën pasi jetonin në një lagje. Ai e kërcënonte atë duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe se nëse nuk kryente marrëdhënie me të do t’ja tregonte të gjithëve.

Në një nga rastet e tyre intime, roja e filmoi të miturën dhe videot ua shpërndau edhe tre djemve. Tre të rinjtë, nënë shantazhin e pamjeve filmike, abuzuan gjithashtu me 15-vjeçaren. Tashmë, të katër janë lënë në burg, ndërkohë që për mediat kanë folur djali i rojes dhe babai i të përdhunuarës. Të dy e kanë dënuar aktin e tmerrshëm, ndërkohë që djali i Dokut shprehet se madje është konlikftuar fizikisht me të atin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abaz doku edmond thanasaj shantazh me video intime abaz doku edmond thanasaj shantazh me video intime

Sondazh

Poll