Aktualitet

SPAK publikon logon e re kuqezi. Kraja ndan prokurorët në dy seksione, ia beson drejtimin Dumant dhe Kondilit

1 Qershor 2020, 11:22 Nga DOSJA
SPAK publikon logon e re kuqezi. Kraja ndan prokurorët në dy seksione,

TIRANË– Prokuroria e Posaçme e njohur ndryshe si SPAK, ka publikuar ditën e sotme ndarjen e prokurorëve në dy grupe. Përmes njoftimit në faqen zyrtare, SPAK bën me dije se sot u zhvillua një mbledhje e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, ku u diskutuan probleme që lidhen me nevojën për rritjet të efektivitetit të ushtrimit të ndjekjes penale në këtë prokurori, si dhe probleme organizative.

Në përfundim të mbledhjes, SPAK bën me dije se është konsideruar e arsyeshme të bëhet ndarja e prokurorëve në dy seksione, në Seksioni Kundër Krimit të Organizuar dhe Seksionin Kundër Korrupsionit,me Urdhërin nr. 87, datë 01.06.2020.

Seksioni Kundër Krimit të Organizuar: Altin Dumani; Vladimir Mara; Behar Dibra; Ened Nakuçi; Doloreza Musabelliu dhe Elida Kaçkini Seksioni Kundër Korrupsionit: Edvin Kondili; Klodjan Braho; Enkeleda Millonai; Dritan Prençi dhe Sotir Kllapi

Drejtuesi i Prokurorise së Posaçme, me Urdhërin nr. 87, datë 01.06.2020 ka vendosur gjithashtu që: Zoti Altin Dumani të emërohet Zëvëndës Drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe njëkohësisht Drejtues i Seksionit Kundër Krimit të Organizuar. Zoti Edvin Kondili të emërohet Drejtues i Seksionit Kundër Korrupsionit, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjithashtu u miratua nga të gjithë prokurorët dhe logo e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ndarja e spak ne seksione prokuroria e posacme spak spak me logo te re ndarja e spak ne seksione prokuroria e posacme spak spak me logo te re

Sondazh

Poll