Aktualitet

Ky është pronari i kazinosë Vegas në ish-bllok që u vra në Laç, pamjet filmike regjistruan gjithçka, prokuroria dyshon s

1 Qershor 2020, 11:23 Nga DOSJA
Ky është pronari i kazinosë Vegas në ish-bllok që u vra

TIRANË- Është zbuluar identiteti i biznesmenit Paulin Gjergji, 53 vjeç, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës pas plumbave që mori në atentatin e dy ditëve më parë në hotel AA në Laç. Gjergji, 53 vjeç, i njohur edhe si ish-pronar i kazinosë Vegas në ish-bllok, ishte duke konsumuar një kafe me mikun e tij, Bujar Lika. Lika dhe Gjergji, njiheshin prej vitesh mes tyre. Report Tv ka publikuar foton e të viktimës, ndërkohë që prokuroria vijon të hetojë motivet dhe organizatorët e vrasjes. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pista kryesore e hetimit është ajo e një atentati të paguar, dhe të kryer nga vrasës me pagesë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës rreth orës 21:40, kur në një hotel në autostradën Laç-Mamurras, u dëgjuan një seri të shtënash. Për pasojë, ndërroi jetë në vendngjarje, Bujar Lika, 37 vjeç dhe u plagosën Paulin Gjergji, 53 vjeç dhe Kreshnik Tusha 21 vjeç.

Gjergji dhe Tusha u transportuan në Spitalin e Traumës në Tiranë, por 53-vjeçari nuk mundi të shpëtojë. Tusha, dyshohet se është njëri prej atentatorëve, por ende nuk dihen motivet e vrasjes. Ai ndodhet në spital me një plumb në këmbë, ndërkohë që ende nuk ka treguar versionin e tij për këtë ngjarje.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar lika kreshnik tusha paulin gjergji vrasje në laç vritet biznesmeni bujar lika bujar lika kreshnik tusha paulin gjergji vrasje në laç vritet biznesmeni bujar lika

Sondazh

Poll