Abuzimi i 15-vjeçares, shënimet e rojes në mure, babai: Më ka ikur zari, e shihja tek i jepte vajzës karamele! Djali i ‘m
1 Qershor 2020, 10:29Nga DOSJA
KAMËZ– Dosja.alka zbardhur detaje të reja nga ngjarja që prej ditësh është bërë kryefjala e mediave vendase. Bëhet fjalë për përdhunimin e 15-vjeçares në “Bregun e Lumit” në Babrru, e cila u shantazhua nga ish-roja i shkollës ku ajo mësonte dhe përfundoi edhe në duart e tre djemve të rinj, dy prej tyre, minorenë gjithashtu.
Dosja.al ju sjell edhe fotot e kërcënimeve që Abaz Doku, 65-vjeçari që e përdhunoi të miturën kishte lënë mbi muret e lagjes ku banonte e vogla.
“Mirëserdhe në ferr zemër,”- shkruhet në gjuhë angleze mbi qepenë, me bojë të kuqe.
Në një prononcim për mediat ka qenë vetë djali i Dokut ai që ka shprehur revoltën kundër të atit, me të cilin thekson se është konfrontuar edhe fizikisht. Ai e ndëshkon të atin dhe shprehet se duhet të marrë dënimin që meriton për aktet që ka kryer. Djali i Dolut ka theksuar se babain e ka denoncuar edhe më herët për sjellje të pahijshme.
“E dënoj veprimin e babait. Na ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie me dhunë por gjithsesi ai është fajtor se ajo ishte e mitur. Unë e kam denoncuar dhe më herët tim atë për sjelljet e tij të pahijshme. Bashkë jemi konfrontuar edhe fizikisht për këtë çështje dhe unë kam kërkuar nga drejtori i shkollës që ta heqë nga puna para një viti. Kërkoj nga drejtësia që ta dënojë tim atë,”- është shprehur ai për mediet.
Ndërkohë, babai i të dhunuarës, Edmond Thanasaj ka treguar detaje akoma më të frikshme në lidhje me ngjarjen. Në një prononcim për KlanPlus, ai shprehet se Doku ia ngacmonte të bijën, që kur kjo e fundit ishte në klasë të gjashtë. Ai rrëfen se ka parë me sytë e tij, se si roja i jepte karamele të bijës dhe para gjashtë muajsh vetë Doku i kishte treguar videot një fqinjit të tij. Thanasaj tregon dyshimet që kishte pasur se Doku e ngacmonte të bijën dhe paralajmërimin që i kishte bërë si bashkëshortes dhe djalit të tij.
Si nisi ngjarja?
65-vjeçari Abaz Doku, i cili ishte dhe roje i shkollës së 15-vjeçares, i ka filluar ngacmimet dhe përndjekjet ndaj vajzës shumë kohë më parë. Pasi kjo gjë u bë e ditur, ai u pushua nga puna por vijoi ta përndjekë të miturën pasi jetonin në një lagje.
Ai e kërcënonte atë duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe se nëse nuk kryente marrëdhënie me të, do t’ja tregonte të gjithëve.
Në një nga rastet e tyre intime, roja e filmoi të miturën dhe videot ua shpërndau edhe tre djemve. Tre të rinjtë, nën shantazhin e pamjeve filmike, abuzuan gjithashtu me 15-vjeçaren. Tashmë, të katër janë lënë në burg.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Nga viti 2013 deri në vitin 2018, nga trojet shqiptare janë larguar 227 mijë persona, duke vendosur një rekord në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballka...
KAMËZ– Dosja.al ka siguruar fotot e shkrimeve që kanë bërë xhiron në të gjithë lagjen e Bregut të Lumit në Babrru, ku u përdhunua dhe abuzua seksualisht 15...
Kamëz- 4 persona ranë në pranga fundjavën që sapo lamë pas, për abuzim seksual me një 15-vjeçare në Tiranë. Në qendër të ngjarjes së rëndë qëndronte 65-v...
Kukës- Sot është hapur kufiri me Kosovën. Ndërkohë në pikën doganore të Morinës ka një fluks mjetesh dhe qytetarësh, të cilën po futen në Shqipëri. Shqiptarët e...
BERAT- Operacioni Forca e Ligjit ka rinisur sot punë me dërgimin e formularit për 4 të dënuar. Formularët janë dërguar në Berat, dhe subjektet e OFL janë: Myrte...
Tiranë- Paraditen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv, një 76-vjeçare e cila ishte prekur nga COVID-19. Por, Ministria e Shëndetësisë thekson ...
Shqipëri– 6 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ditën e sotme se gjatë orëve të fundit janë testuar 233...
Durrës- Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Durrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dy punonjës të Kadastrës s...