Politike

Dështimi i Reformës Zgjedhore, ambasadori britanik: Vijeni popullin shqiptar në vendin e parë që të ecni përpara

1 Qershor 2020, 09:30 Nga DOSJA
Dështimi i Reformës Zgjedhore, ambasadori britanik: Vijeni popullin

TIRANË– Ambasadori britanik Norman Duncan u ka bërë thirrje palëve politike në Shqipëri që të vënë popullin të parin në mënyrë që të ecin drejt Bashkimit Europian.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, një ditë pas dështimit të Reformës Zgjedhore, Duncan këmbëngul në përfundimin e kësaj të fundit. 

“Këshilli Politik u krijua për të sjellë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore në Shqipëri për të përmbushur kërkesat e ODIHR. Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë në vendin e parë dhe për të gjetur terrenin e përbashkët të nevojshëm për të ecur përpara vendin,”- shkruan Duncan.

Pas disa muajsht mbledhjesh dhe diskutimesh dështoi Këshillit Politik i Reformës Zgjedhore. Ditën e djeshme, e cila ishte edhe afati i fundit i kësaj reforme, palën nuk u darkordësuan për çështjen e teknologjisë, rolin e Gjykatës Kushtetuese, administratën zgjedhore dhe qeverinë kujdestare. Në përfundim të mbledhjes, opozita dhe maxhoranca shkëmbyen akuza me njëra-tjetrën, ndërsa Rudina Hajdari bëri të gjithë fajtorë për dështimin. Ndërkohë dje PD dhe LSI paraqitën në këtë këshill, një propozim të ri, ku këruan që para zgjedhjeve të ketë një qeveri kujdestare.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike norman duncan tryeza per reformen zgjedhore norman duncan tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 1 Qershor 2020, 09:14

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh një ditë pas dështimit të Reformës Zgjedhore. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta ka publiku...