Politike

Dështimi i Reformës Zgjedhore, Soreca ultimatum: Përfundojeni tani, është kusht për futjen në BE

1 Qershor 2020, 09:19 Nga DOSJA
Dështimi i Reformës Zgjedhore, Soreca ultimatum: Përfundojeni

TIRANË– Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka reaguar një ditë pas takimit të fundit të Këshiloit Polititik, ku palët përfunduan mbledhjen pa arritjen e një marrëveshjeje.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Soreca shkruan se përfundimi i Reformës Zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODHIR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara me integrimin në BE.

“Përfundimi i Reformës Zgjedhore plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODHIR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara me integrimin në BE. Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të përfundohet tani për të filluar me negociatat e pranimit në BE sa më shpejt të jetë e mundur,”- shkruan Soreca.

Pas disa muajsht mbledhjesh dhe diskutimesh dështoi Këshillit Politik i Reformës Zgjedhore. Ditën e djeshme, e cila ishte edhe afati i fundit i kësaj reforme, palën nuk u darkordësuan për çështjen e teknologjisë, rolin e Gjykatës Kushtetuese, administratën zgjedhore dhe qeverinë kujdestare. Në përfundim të mbledhjes, opozita dhe maxhoranca shkëmbyen akuza me njëra-tjetrën, ndërsa Rudina Hajdari bëri të gjithë fajtorë për dështimin. Ndërkohë dje PD dhe LSI paraqitën në këtë këshill, një propozim të ri, ku këruan që para zgjedhjeve të ketë një qeveri kujdestare.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca tryeza per reformen zgjedhore luigi soreca tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 1 Qershor 2020, 09:14

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh një ditë pas dështimit të Reformës Zgjedhore. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta ka publiku...