Sport

Real Madrid vuan krizën e koronavirusit, merkatoja hyrëse sivjet do të jetë zero!

31 Maj 2020, 17:25 Nga DOSJA
Real Madrid vuan krizën e koronavirusit, merkatoja hyrëse sivjet do

Kriza financiare e krijuar nga pandemia e Covid-19 ka gjunjëzuar të gjithë botën, por sidomos Spanjën, e cila, përveç humbjes së jetëve, është prekur edhe ekonomikisht.

Si çdo biznes tjetër, ai që e ka ndjerë më fortë këtë krizë ka qenë futbolli dhe në veçanti Reali i Madridit. Sipas asaj që raporton “Marca”, “Los blancos” e kanë mbyllur merkaton në hyrje për këtë sezon, teksa po mendohen që të fuqizohen sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit nuk do të bëjnë asnjë blerje në këtë merkato verore, sepse vetëm nga biletat Real Madrid pritet që të humbasë 150 milionë euro. Objektivat në merkaton e madrilenëve do të duhet të presin edhe një vit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus merkato real madrid coronavirus merkato real madrid

Sondazh

Poll