Sport

Premier League i frikësohet tifozëve, mendojnë që ndeshjet të luhen në…

31 Maj 2020, 14:27 Nga DOSJA
Premier League i frikësohet tifozëve, mendojnë që ndeshjet

ANGLI– Ndeshjet e forta të Premier League-s mund të luhen në fushë asnjanëse për të shmangur grumbullimin e turmave jashtë stadiumit. Oliver Dowden, sekretar i çështjeve digjitale, kulturës, medias dhe sportit në Britaninë e Madhe theksoi se ndeshjet si Man.City-Liverpool apo Everton-Liverpool të luhen në një stadium neutral dhe njëkohësisht të transmetohen falas në mënyrë që njerëzit t’i përcjellin ato nga shtëpia pa patur grumbullime në lokale apo mes miqsh gjithashtu.

Një rast i ngjashëm me grumbullime tifozësh jashtë stadiumit ndodhi në ndeshjen e Champions League mes PSG dhe Dortmund të luajtur në Paris, e cila mendohet se shërbeu si vatër për përhapjen e koronavirusit.

Sfidat e Liverpoolit në Premier League kërkon që të luhen në fusha asnjanëse pasi në një nga këto përballje Liverpool mund të rikthehet të fitojë titullin kampion në Premier League pas 30 vjetësh dhe kontrolli mbi tifozë do të ishte i vështirë

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbolli anglez premier league futbolli anglez premier league

Sondazh

Poll