Sport

Kante përfundon në gjyq, ish-menaxheri i tij i kërkon 4 mln euro për një super kontratë me Adidas

31 Maj 2020, 15:51 Nga DOSJA
Kante përfundon në gjyq, ish-menaxheri i tij i kërkon 4 mln euro

Mesfushori N’Golo Kante është thërritur nga Gjykata, pasi mbi të rëndon një padi për një çështje financiare. Ka qenë ish-menaxheri i lojtarit francez, Nouari Khiari, ai i cili ka paditur mesfushorin kampion bote.

Kjo, pasi nuk ka mundur dot të gjejë gjuhën e përbashkët me lojtarin e Chelsea. E gjithë historia nisi kur 29-vjeçari firmosi në vitin 2016 një kontratë me firmën “Adidas” dhe, pavarësisht se kishte një kontratë me menaxherin e tij, që duhet të merrte përqindje për çdo kontratë, ai nuk i ka dhënë pjesën e tij.

Agjenti i kërkon 3.6 mln stërlina ose 4 mln euro. Kante ka tentuar të bëjë një marrëveshje duke e ulur shifrën, por agjenti ka refuzuar. Ai do 4 mln euro, maksimumin e shifrës.

M.P. / Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gjykata kante menaxheri gjykata kante menaxheri

Sondazh

Poll