Sport

Dalin datat për merkaton e verës: Premier League e nis e para, Gjermania e mbyll e para!

31 Maj 2020, 14:56 Nga DOSJA
Dalin datat për merkaton e verës: Premier League e nis e para,

Me pandeminë koronavirus, rregullat e lojës në futboll kanë ndryshuar. Merkatoja e verës ka afate të ndryshme, krahasuar me vitet e kaluara.

Gazeta “El Mundo Deportivo” ka zbuluar se kur do të hapet merkatoja në pesë ligat kryesore të Europës. Kështu, Premier League dhe Ligue 1 do të jenë dy vendet e para që do të hapin merkaton, duke filluar më 10 qershor.

Spanja dhe Gjermania do të nisin transferimet më 1 korrik, pra rreth 20 ditë më vonë. Gjermania do të mbyllë merkaton më 31 gusht, ndërsa Franca e Anglia do të jenë të hapura deri më 1 shtator.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport afate coronavirus merkato afate coronavirus merkato

Sondazh

Poll