Aktualitet

VIDEO/ Kur ambulanca merr jetën! Në pak muaj 4 aksidente, në 3 raste fajtorë shoferët e spitaleve

31 Maj 2020, 14:43 Nga DOSJA
VIDEO/ Kur ambulanca merr jetën! Në pak muaj 4 aksidente, në 3

TIRANË- Misioni i autoambulancave është që të transportojnë të sëmurë apo të aksidentuar në spitale pasi çdo sekondë e fituar shpëton jetë. Po në vendin tonë jo gjithmonë ndodh kështu. Këtë vit mjetet e spitaleve janë bërë vetë protagonist të aksidenteve e në të paktën 3 nga 4 raste kanë qenë shoferët e autoambulancave fajtorë. I fundit me një viktimë u shënua në autostradën Lushnje – Fier. “ABC News” sjell një kronologji të ngjarjeve duke përfshirë muajin mars- deri në maj të këtij vitit. Periudhë kohore ku përfshihen rastet fatale të aksidentimit të autoambulancave.

25 maj 2020: Një pacient që humb jetën jo nga sëmundja por nga aksidenti në të cilin u përfshi autoambulanca që e transportonte për në spital i ka dhënë përmasa tragjike vazhdës të aksidenteve që ndodhin këtu në autostradën Lushnje-Fier. Në 25 maj këtu në fshatin Krutje një autoambulancë përfshihet në aksident me pasojë vdekjen e pacientit dhe plagosjen e drejtuesit të saj.

“ABC News” mësoi se pas ekspertizës fajtor u shpall drejtuesi i mjetit të Spitalit të Sarandës që po transportonte në Tiranë  një të sëmurë për mjekim më të specializuar. Ai kreu një parakalim të gabuar dhe përplasi një benz. Shoferi u pezullua nga detyra dhe është arrestuar. Ndërsa çështja vijon të jetë në gjykim.

16 Maj 2020: Një tjetër parakalim i gabuar ndodhi në 16 maj, në aksin Patos-Fier një tjetër drejtues autoambulancë u përplas me një mjet Toyota. Në ambulancë ishte vetëm shoferi i mjetit. Goditja duhet të ishte e fortë dhe shpejtësia e lartë për sa kohë që mjeti i spitalit të Patosit hyri brenda kësaj magazine. Po fajtor u shpall drejtuesi i Toyotës.

26 Prill 2020: “Në muajin prill një autoambulancë u përplas me një benz brenda të cilit ndodheshin 4 persona. Ekspertiza nxori fajtor drejtuesin e mjetit të spitalit të Durrësit. Për fat vetëm një qytetar që udhëtonte në benz me 4 persona të tjerë u plagos lehtë. Shoferi i autoambulancës po hetohet në gjendje të lirë dhe nuk është pezulluar nga puna.

7 Mars 2020: I dehur dhe me shpejtësi mbi normat në një zonë të banuar. I rëndë për nga papërgjegjshmëria e drejtuesit të autoambulancës ishte dhe aksidenti në orët e mbrëmjes të 7 marsit në Elbasan.

7 mars 2020, numri 127 njoftohet që në dalje të qytetit të Elbasanit një familje kishte nevojë për përkujdesje shëndetësore. Nga urgjenca e spitalit të Elbasanit niset një autoambulancë që kishte dhe stafin e mjekëve që do jepnin ndihmë. Por duke shkuar për ti dhënën ndihmë rruga e autoambulancës ndërpritet, sepse drejtuesi i saj përplaset me një mjet tip golf ku udhëtonin tre persona. Shkak i aksidentit nga hetimet e kryera rezultoi se drejtuesi i autoambulancës ishte i dehur.

Prej këtij aksidenti u lënduan një çift bashkëshortes që udhëtonin me mjetin tjetër. Shoferi i Urgjencës të Elbasanit po gjykohet për dy akuza shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë lëndimin e tre pasagjerëve të mjetit tjetër dhe për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit. Fillimisht ai u ndalua nga policia, por gjykata i dha masën detyrim paraqitje.  Ndërsa drejtoria e spitalit e pezulloi nga puna deri sa drejtësia të japë për të vendimin e formës së prerë.

Veç ndërgjegjes personale që duhet të këtë çdo i punësuar e në këtë rast drejtuesit e autoambulancave jo vetëm që nuk duhet të kenë vese pasi marrin në qafë jetë njerëzish që duhet ti shpëtojnë, sipas një prej drejtuesve të një auto-shkolle në Fier ata duhet të punësohen në bazë të disa kritereve të forta.

“Mungon përvoja e stazhit të punës. Mund ta ketë marrë prej 10 vitesh patentën dhe nuk i ka dhënë mjetin. Sa më gjatë të ketë punuar diku aq më mirë punon në punë të tjera të tilla specifike. Kur është mjet i ri i shmang aksidentet. Patenta e tipit D duhet që të punosh tek ambulanca kategoria e lartë dhe eksperienca. Rregullorja jonë është marrë nga italianët. Po u zbatua rregullorja dhe sinjalistika s’ka problem se rrugët i kemi tamam. duhet te marrë 3 patenta shërbimi publik duhet të ketë kategori më të lartë të patentës. B,C,D transport udhëtarësh”, u shpreh ai.

(Marrë nga Abcnews.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentet në shqipëri aksidentohet ambulanca aksidentet në shqipëri aksidentohet ambulanca

Sondazh

Poll