Aktualitet

Kazino pranë LSI-së dhe kafe në ish-Bllok/ Kush ishin dy viktimat e atentatit në Laç, miqtë që mbanin nga dy mbiemra (PIS

31 Maj 2020, 10:18 Nga DOSJA
Kazino pranë LSI-së dhe kafe në ish-Bllok/ Kush ishin dy viktimat

TIRANË– Bujar Lika dhe Paulin Gjergji ishin dy persona të njohur në botën e biznesit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Gjergji, gjithashtu i njohur me mbiemrin Markaj, ka pasur në pronësi disa vite më parë një kazino. Bëhet fjalë për “Vegas”, e cila ka qënë pranë selisë së LSI-së. Paulin Gjergji aksionet e kazionsë ‘Vegas’ që pati në Bllok në kompaninë “INTERTRONIC” ia bleu ish-deputetit të PD-së në Laç Mhill Fufi.

Ndërsa ashtu siç Dosja.al raportoi më parë, Bujar Lika ka pasur në pronësi lokalin “Dea Cafe” në ish-Bllok, të cilin e kishte lënë në emrin e të motrës, Ardiana Toqi.

Bashkë më detajet e reja që kanë dalë në dritë disa orë pas ekzekutimit, dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për ndonjë pazar të prishur në bisnes, megjithatë mbetet për t’u konfirmuar nga Policia.

Në momentin e atentatit, 53-vjeçari Paulin Gjergji ka qënë brenda në lokalin e hotelit duke konsumuar një kafe me mikun e tij biznesmen. Ka qënë pikërishrt ky momenti kur agresori ka ardhur nga jashtë dhe ka qëlluar mbi objektivin, duke mos i kursyer plumbat as ndaj të tjerëve.

Deri më tani dyshohet se 21-vjeçari, Kreshnik Tusha është autori i ngjarjes por ende nuk është e konfirmuar. Aktualisht i riu është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat në laç bujar (hasani) lika bujar lika kreshnik tusha laç paulin gjergji vritet biznemeni bujar lika atentat në laç bujar (hasani) lika bujar lika kreshnik tusha laç paulin gjergji vritet biznemeni bujar lika

Sondazh

Poll