Aktualitet

U shtyp nga skrepi/ I mituri punonte në të zezë për të mbajtur familjen, probleme me prindërit, arrestohen dy persona

31 Maj 2020, 09:58 Nga DOSJA
U shtyp nga skrepi/ I mituri punonte në të zezë për të

VLORË– Dy persona janë arrestuar në Vlorë, një ditë pas vdekjes së 17-vjeçarit, Jaup Begotaraj, i cili u shtyp nga skepi. Në prangat e Policisë kanë rënë; Ersel Mullai, 32 vjeç, me detyrë drejtues teknik dhe  Bujar Xhakeri, 29 vjeç, me detyrë manovrator i mjetit gërmues, të dy banues në Radhimë. 

Arrestimi i tyre u bë pasi 17-vjeçari ishte goditur nga skrepi gjatë punimeve për hapjen e një shesh parkimi në lagjen “Ujë i Ftohtë”. Fillimisht fakti që i mituri kishte shkuar të punonte u fsheh, duke pretenduar se adoleshenti kishte shkuar në kantier për të takuar një shokun e tij. Por u mësua se 17-vjeçari punonte në ‘të zezë’ pasi ishte në gjendje të vështirë ekonomike.

Mësohet se i riu ishte djali i vetëm i familjes dhe se ishte rritur nga gjyshërit pasi prindërit vuanin nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasit E. M., 32 vjeç, me detyrë drejtues teknik dhe  B. Xh., 29 vjeç, me detyrë manovrator i mjetit gërmues, të dy banues në Radhimë. 

Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme, gjatë punimeve për hapjen e një shesh parkimi në lagjen “Ujë i Ftohtë” është goditur me mjetin gërmues dhe ka gjetur vdèkjen në vend shtetasi J. B., 17 vjeç, banues në Radhimë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit vlore policia e shtetit vlore

Sondazh

Poll