Aktualitet

Në Tiranë semaforin nuk e sheh njeri? Policia bën ‘namin’ me gjoba tek Astiri, shoferët me probleme në timon pas karant

31 Maj 2020, 10:51 Nga DOSJA
Në Tiranë semaforin nuk e sheh njeri? Policia bën

TIRANË– Policia e Shtetit ka nisur sërish nga ‘aksioni’ për ndëshkimin e shoferëve të papërgjegjshëm. Pas karantinës, kohë kur qarkullimi me makinë ka qënë i ndaluar, mjetet kanë filluar që të lëvizin sërish.

Efektiët kanë arrestuar në kushtet e flagrancës 18 drejtues mjetesh, nga të cilët 11 në gjendje të dehur dhe 7 të papajisur me leje drejtimi. Gjithashtu janë marrë 107 patenta dhe janë gjobitur 78 shofetë të tjerë pasi nuk kanë respektuar semaforin. 

Në ndëshkime janë përfshirë edhe dyrrotakët, pasi 93 drejtues biçikletash janë proceduar, pasi nuk kanë përdorur për të qarkulluar hapësirat e dedikuara. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Me lehtësimin e masave kufizuese për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve janë rikthyer edhe rreziqet që u kanosen përdoruesve të rrugës në tërësi, nga shkeljet e rregullave të qarkullimit dhe pakujdesia që tregojnë gjatë përdorimit të rrugës.

Me qëllim menaxhimin e rrymave të trafikut, kryesisht në hyrjet kryesore të kryeqytetit, kontrollin e mënyrës së përdorimit të rrugës dhe respektimin e normave të sjelljes, veçanërisht nga drejtuesit e mjeteve me dy rrota, prej disa ditësh, rrugorët e kryeqytetit kanë organizuar kontrolle të dedikuara ndaj mjeteve dhe shkeljeve që janë evidentuar si rrezik potencial për sigurinë në rrugë. Si rezultat i kontrolleve gjatë kësaj jave janë konstatuar dhe:

• Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 18 drejtues mjetesh, nga të cilët 11 në gjendje të dehur dhe 7 të papajisur me leje drejtimi;

• Janë pezulluar 107 leje drejtimi, nga të cilat 23 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 74 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 10 për shkelje të tjera të ndryshme;

• Janë proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor);

• Janë proceduar 358 drejtues mjetesh të ndryshme, të cilët janë konstatuar se qarkullonin apo pushonin mjetet e tyre në korsitë e dedikuara të shërbimit publik dhe në pistat e rezervuara për biçikletat;

• Janë proceduar gjithashtu 93 drejtues biçikletash, të cilët janë konstatuar duke qarkulluar në pistat që nuk janë të rezervuara për to.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore tirane policia rrugore tirane

Sondazh

Poll