Aktualitet

Plumba&Tritol/ Atentati në Laç dhe shpërthimi tek hotel ‘Victoria’, pse u fsheh për disa orë ngjarja tek prona e E

31 Maj 2020, 12:17 Nga DOSJA
Plumba&Tritol/ Atentati në Laç dhe shpërthimi tek hotel

TIRANË– Pas shumë kohësh ‘pushim’, rikthehet krimi në vend! Gjatë mbëmjes së djeshme, dy ngjarje të ndryshme kanë ndodhur por që dyshohet se mund të kenë lidhje me njëra-tjerën. Fillimisht në Laç, në një hotel në autostradë, dy ose më shumë persona të armatosur hynë në kafen e godinës dhe qëlluan me armë zjarri mbi dy persona.

Bujar Hasani ose gjithashtu i njohur ndryshe si Bujar Lika, 37 vjec, ndërroi jetë në vend prej plumbave, ndërsa miku i tij 53-vjeçar shkoi në spital por sërish nuk ia doli. I plagosur nga e gjithë ngjarja ka mbetur edhe një 21-vjeçar, i identifikuar si Kreshnik Tusha, gjithashtu i dyshuari kryesor për ngjarjen.

Bujar Lika ka qënë i dënuar në Gjykatën e Shkallës së Parë pasi akuzohej se ka qënë i përfshirë në vrasjen e 2015 në zonën e Linzës ku në parkingun e një restoranti u ekzekutua me plumb në kokë, Enton Nikaj. Por Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm. Gjithashtu Lika ose Hasani, njihet edhe për miqësinë e tij me Ervis Martinajn.

Por edhe qetësia pas stuhisë nuk zgjati shumë pasi edhe në Tiranë, nata ishte e trazuar. Përballë QSUT, disa persona nga brenda një makine hodhën në derën e hotel “Victoria” një ‘kallëp’ tritol. Jo shumë për të shkaktuar dëme, por ndoshta mjaftueshëm sa për të përcjellë një mesazh, siç ndodh rëndomë në kësi ngjarjesh.

Hoteli është në pronësi të Ervin Matës, me të cilin Martinaj, mik me njërin prej viktimave, ka një histori të mëparshme. Rikthehemi pak pas më 4 tetor të vitit 2018. Atë ditë të dy kanë pasur një përplasje në një lokal në zonën e ish-Bllokut, ku viktimë mbeti Fabjan Gazha dhe u plagos Eljon Hato dhe vetë, Ervis Martinaj.

Të kenë vallë lidhje dy ngjarjet bashkë? Të vërtetën mund të zbulojë vetëm 21-vjeçari Tusha…

Deri në rrëfimin e të riut, vlen të rendisim faktet, dhe ato na japin deri më tani një panoramë të trazuar të asaj që ndodhi mbrëmjen e djeshme. Ende nuk dihet zyrtarisht se kush ishte shënjestra e atentatit, biznesmeni Bledi Lika, mik me Martinajn apo Paulin Gjergji, ish-pronar i një kazinoje në bllok. Ky detaj thelbësor ende nuk është zbuluar nga grupi hetimor, e po ashtu edhe numri i të shtënave në vendngjarje.

Dëshmitarët deri tani kanë rrëfyer se Kreshnik Tushaj, autori i identifikuar, njëherazi i plagosur, dyshohet se ka qëlluar bashkë me një person tjetër, për të cilin ende nuk dimë asgjë. E ndërsa lidhja me të dy ngjarjet, na kujton masakrën në ish-bllok, në hotel Victoria, panorama mbrëmjen e djeshme është e çuditshme.

Policia e Shtetit për arsye të panjohura, raportonte në media të ndryshme përmes burimeve, se ngjarja kishte ndodhur në bar “Friends” e jo tek prona e Ervin Matës. Në kohën që hotelit iu vu shiriti, dhe mësynë të gjithë drejtuesit e policisë së Tiranës, pronari i Bar Friends hapi gojën. Ai mohoi çdo shpërthim të mundshëm në pronën e tij. Dosja.al solli fotot që provonin se shpërthimi ndodhi në hotelin Victoria, aty ku u vu shiriti dhe policia ende nuk kishte bërë një komunikatë zyrtare.

Rreth një orë më vonë, u konfirmua se bëhej fjalë për një sasi lëndë plasëse të hedhur tek Victoria, ndërkohë që mjegullnaja në media ende nuk ishte shuar. Bombola u bë tritol, dhe lokali doli që ishte hotel. Përveç rastësisë që këto dy ngjarje ndodhën ngjitur njëra me tjetrën, akoma nuk ka një indicie që shpërthimi në hotel ishte pasojë e atentatit apo anasjelltas.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar lika ervin mata ervis martinaj tirane bujar lika ervin mata ervis martinaj tirane

Sondazh

Poll