Rasti i dyshimtë! 82-vjeçarja ndërroi jetë tek ‘Shefqet Ndroqi’, e infektuar edhe nga COVID-19, nisin hetimet
31 Maj 2020, 09:30Nga DOSJA
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e 82-vjeçares tek spitali “Shefqet Ndroqi”. Në një deklaratë për shtyp, përfaqësuesja e Ministrisë ëshët shprehur se e moshuara vuante nga sëmundje të ndryshme si: Fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA.
Por në momentin që i ishte bërë testi për koronavirus pasi ndërroi jetë, 82-vjeçarja rezultoi pozitive duke bërë që të nisnin edhe hetimet për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së saj.
“Ne lidhje me ndërrimin jete të një 82 vjeçare në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, e cila vuante nga Fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA, sqarojmë se, me gjithë ndihmën e dhënë, 82 vjeçarja ka jetuar vetëm disa orë. Analiza për coronavirus ka rezultuar pozitive pas vdekjes. Por shkaku i vdekjes, nëse ka qënë koronavirusi përgjegjegjës, po analizohet nga stafi mjekësor i spitalit ”Shefqet Ndroqi”,”-tha në një njoftim zyrtar Ministria.
Deri më tani në Shqipëri janë shënuar 15 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit. Nga 15 të infektuarit; 11 raste janë shënuar në Tiranë, 3 në Krujë dhe vetëm 1 në Kamëz. Dy prej të infektuarve janë edhe nga personeli shëndetësor. Ndërkohë që totali ka shkuar në 1136 persona të prekur gjithsej.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LEZHË– Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Gjadëri”, ku edhe u sekuestruan 95 kg kanabis, 3 automjete, 8 aparate celularë dhe 11000 euro....
TIRANË– Dosja.al ka siguruar pamjet nga shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e djeshme përballë QSUT-së. Burime për Dosja.al kanë siguruar momentin kur hoteli në ...
TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga dhunimi i 15-vjeçares në Tiranë nga roja i shkollës dhe disa të rinj të tjerë. Burime për Dosja.al bëjnë me ...
TIRANË– Zona pranë spitalit QSUT është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një shpërthim tritoli. Shpërthimi ka ndodhur pranë hotel “Victoria”, e cili ë...
LAÇ– Mbrëmjen e djeshme, biznesmeni në fushën e mobilerisë, Bujar (Hasani) Lika u eksekutua me armë zjarri në sheshin e një hoteli në autostradë. 37-vje&...