Bota

Mark Zuckerberg sqaron pse Facebook nuk i fshin dot postimet e Trump-it

31 Maj 2020, 11:23 Nga DOSJA
Mark Zuckerberg sqaron pse Facebook nuk i fshin dot postimet e Trump-it

SHBA– Drejtori i përgjithshëm i Facebook,  Mark Zuckerberg ka shpjeguar arsyen pse kompania e tij nuk do të ndërmarrë asnjë veprim në postime ku Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënon se një “plaçkitje” në Minneapolis do të çonte në një “shkëmbim zjarri”.

Një reagim i tillë nga ana e Zuckerberg ka ardhur në orën  4 pas mesnate pasi Tëitter vuri një paralajmërim në postimin e Trump dhe një etiketë që “glorifikon dhunën”. Megjithatë ende postimi i tij është publik e nuk është fshirë.

“Unë e di se shumë janë të mërzitur që lamë postimet e presidentit.”- ka shkruar  Zuckerberg në Facebook.

Ndërkohë Trump ka postuar në Facebook, Instagram dhe Tëitter, reagimet e tij sa i përket protestave në Minneapolis, qyteti ku afro-amerikani George Floyd u vra nga një polic.

“Këta banditë po dëmtojnë kujtesën e George Floyd dhe ne nuk do ta lejojme të ndodhë. Unë bisedova me guvernatorin Tim Ëalz dhe i thashë që Ushtria është me të deri në fund. Ne do të marrim kontrollin nëse fillojn plaçkitja. Të shtënat do të fillojnë. Faleminderit!”- shkroi Trump.

Ndërsa  Zuckerberg shkruajti se ata shikuan nga afër një postim në lidhje me protestat në Minesota për të vlerësuar nëse ai shkel politikat e tyre.

“Dhe ne mendojmë se njerëzit duhet të dinë nëse qeveria po planifikon të vendosë forcën.”- tha ai.

Burimi: CBSnews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump mark zuckerberg donald trump mark zuckerberg

Sondazh

Poll