Bota

‘Prishtina po sillet si një fëmijë i përkëdhelur’, Daçiç: Nuk ka dialog me Kosovën pa heqjen e masave të reciprocit

31 Maj 2020, 11:54 Nga DOSJA
‘Prishtina po sillet si një fëmijë i

SERBI– Ivica Daçiç, Ministri serb i Punëve të Jashtme ka komentuar edhe vendimin e marrë në mbledhjen e së shtunës nga Qeveria në ikje e Albin Kurtit. Sipas vendimit është bërë me dije se Kosova ka ndaluar hyrjen në territorin e saj  për mallrat nga Serbia të cilat nuk e kanë të shënuar në dokumente “Republika e Kosovës”.

Lidhur me këtë vendim Daçiç është shprehur se kjo është e papranueshme për Serbinë.

Ndër të tjera ai tha se Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun derisa këto masa nuk shfuqizohen. Sipas tij ndalimi i hyrjes së mallrave nga Serbia pa dokumente është një masë më e keqe sesa ishte taksa prej 100 për qind për mallrat serbe.

“Kjo është masë reciprociteti, që ndoshta as qytetarët e Serbisë dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk e njohën si masë edhe më të keqe sesa taksa, e cila e dyfishoi çmimin e mallrave, por që të paktën kalonte. Kjo qeveri në Prishtinë mori vendim të aplikojë masa reciprociteti, që nga disa disa vende u përshëndet si një hap përpara. Ne menjëherë thamë se kjo është e papranueshme. Ne nuk kemi ndërmend të vazhdojmë dialogun derisa të hiqen taksa dhe reciprociteti. Kjo është e papranueshme për ne dhe mohim i të gjitha marrëveshjeve. Me të drejtë presim një reagim nga bashkësia ndërkombëtare. Richard Grenell reagoi ndaj kësaj edhe më herët dhe tha se aplikimi i reciprocitetit është anashkalim i heqjes së taksës.”– është shprehur Daçiç duke shtuar se pranimin e këtyre masave, Serbia do ta njihte Kosovën.

Ai thotë se dialogu mes  Beogradit dhe Prishtinës tani është në “respirator”.

“Dialogu është në fazën kur nuk është ekziston dhe në gjithë këtë situatë faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë u përpoqën t’i japin frymëmarrje artificiale dialogut, Merkel, Macron. Qasja e administratës amerikane është e ndryshme nga qasja e Bidenit dhe Hillary Clinton. Cilado qeveri duhet të deklarohet nëse t’iu përmbahet apo jo të gjitha marrëveshjeve. Ata janë të gjithë të njëjtë.  Ata duan pavarësinë e Kosovës, ata duan që Serbia ta pranojë atë. Dhe kjo nuk është dialog dhe ne nuk e pranojmë atë. Ata nuk i kuptojnë ndryshimet që kanë ndodhur, ata presin që komuniteti ndërkombëtar t’u sjellë atyre gjithçka që presin. Prishtina po sillet si një fëmijë i përkëdhelur, i cili është mësuar që bashkësia ndërkombëtare t’ia përmbushë të gjitha dëshirat e mundshme. Sot nuk është më ashtu, Dhe kjo varet nga ajo se sa e fortë, e qëndrueshme dhe e bashkuar do të jetë Serbia. Dhe pozicioni ynë është jashtëzakonisht i fortë. Nuk ka asnjë bisedë derisa të shfuqizohen masat e reciprocitetit. Serbia nuk do ta njohë Kosovën. Ajo dëshiron dialog, kompromis. Nëse ata mendojnë se kompromis është që Serbia ta njoh Kosovën, kjo nuk mundet.”- u shpreh ai.

Burimi: N1 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi ivica dacic dialogu kosove-serbi ivica dacic

Sondazh

Poll