Bota

Kroacia rihap kufijtë për 10 vende të BE-së, kushti për të gjithë turistët që duan të shkelin në këtë shtet

31 Maj 2020, 10:36 Nga DOSJA
Kroacia rihap kufijtë për 10 vende të BE-së, kushti për

KROACI– Kroacia ashtu si shumë vende në botë që u prekën nga koronavirusi tashmë ka nisur me planin e lehtësimit të masave. Nga mediat e huaja është mësuar se Kroacia ka rihapur kufijtë e saj me 10 vende, përfshirë shumë tregje kryesore të turizmit të saj, si Austria, Gjermania dhe Republika Çeke.

Me rregullat e reja të vendosura në kuadër të frenimit të virusit Covid-19, çdo vizitor që kërkon të futet në territorin kroat do të duhet të tregojë një test negativ për COVID-19, e ashtuquajtura “Pasaporta e shëndetësisë”.

Nga ana tjetër Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar udhëzime edhe para arritjes së turistëve nga Kina në fund të janarit.

Kujtojmë që për më shumë se dy muaj, pandemia ka goditur rëndë industrinë e turizmit në vend, ku shpëtimi i sektorit të turizmit është e vetmja mënyrë që vendi të rimëkëmbet nga goditja e fortë. Prandaj Qeveria vendase po punon intensivisht në këtë drejtim pasi është shpëtimi i vetëm për vendin.

Mësohet se vendet nga të cilat turistët pritet të lejohen të futen në Kroaci: janë, Hungaria, Austria, Republika Çeke, Sllovakia, Estonia, Latvia, Lituania, Polonia dhe Gjermania.

Burimi: Err.ee

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 10 vende koronavirusi në kroaci republika ceke 10 vende koronavirusi në kroaci republika ceke

Sondazh

Poll