Bota

Duhan dhe shishe alkooli/ Kryeministri rumun gjobitet për mosrespektimin e distancës sociale dhe masave të Covid-19

31 Maj 2020, 11:33 Nga DOSJA
Duhan dhe shishe alkooli/ Kryeministri rumun gjobitet për mosrespektimin e

RUMANI– Në mbarë botën njerëzit janë të detyruar të respektojnë rregullat kundër Covid-19 të vendosura nga Qeveria. Por janë parë shumë raste kur as vet qeveritarët nuk kanë respektuar masat e marra për frenimin e koronavirusit.

Mediat e huaja kanë shkruar se kryeministri rumun, Ludoviç Orban ka shlyer një gjobë prej 550 euro për duhanpirje në ambient të mbyllur dhe zhvillim të takimeve në godinën e Qeverisë, ku disa ministra dhe pjesëmarrës të tjerë nuk respektuan distancën sociale që shmang përhapjen e  koronavirusit.

Mediat rumune kanë publikuar disa fotografi ku kryeministri Ludovic Orban dhe qeveritarët e tjerë shihen duke pirë duhan në tryezën me ushqim dhe shishe me alkool. Asnjëri prej tyre nuk ka vendosur maskën mbrojtëse në fytyrë si edhe nuk respektuan rregullin e distancës sociale.

Kjo fotografi është bërë më 25 maj, në ditën e lindjes së kryeministrit. Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe ministri i Jashtëm rumun dhe ai i Ekonomisë.

Deri më tani në Rumani janë rregjistruar 19.133 raste me koronavirus, ndërsa kanë vdekur 1.259 njerëz.

Burimi: NewsHUB

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rumani ludoviç orban koronavirusi ne rumani ludoviç orban

Sondazh

Poll