Aktualitet

Shpërthim me tritol krah hotelit të Ervin Matës, raportohen dëme materiale

30 Maj 2020, 21:00 Nga DOSJA
Shpërthim me tritol krah hotelit të Ervin Matës, raportohen

TIRANË– Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë hotelit të babait të Ervint Matës, biznesmenit Luan Mata. Sipas njoftimit të policisë, lënda plasëse ka shpërthyer mes godinës së hotelit “Victoria”, dhe një lokali që ndodhet aty pranë.

Të njëjtat burime shtojnë se rreth orës 22:40 të mbrëmjes së sotme, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe hotelit “Victoria” ka shpërthyer një sasi tritoli. Për pasojë, janë raportuar dëme materiale në hotel dhe në bizneset rreth.

Ka pasur xhama të thyera dhe dëme të tjera material, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Dosja.al ju sjell edhe pamje nga vendi i ngjarjes. Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:40, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe një hoteli në rrugën e “Dibrës”, ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese. Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale tek të dy objektet. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë  ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervin mata luan mata shperthim me tritol prane hotelit victoria tirane ervin mata luan mata shperthim me tritol prane hotelit victoria tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Maj 2020, 19:10

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje rrëqethëse nga abuzimi seksual që është bërë ndaj 15-vjeçares në Tiranës, nga roja i shkollës ku vajza mës...