Aktualitet

Atentat në Kurbin/ Ekzekutohet në sheshin para hotelit biznesmeni Bujar Lika, plagosen dhe dy persona (EMRAT)

30 Maj 2020, 20:40 Nga DOSJA
Atentat në Kurbin/ Ekzekutohet në sheshin para hotelit biznesmeni

LAÇ– Biznesmeni Bujar Lika, 37 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme dhe dy persona kanë mbetur të plagosur. Bëhet fjalë për Paulin Gjergjin 53 vjeç dhe Kreshnik Tushën, 21 vjeç.

Ngjarja e rëndë që ka tronditur Kurbinin, ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në sheshin e hotelit “A.A”, në autostradën Mamurras-Lezhë, në afërsi të kryqëzimit të Gjormit.

Paraprakisht është raportuar në hotelin ku ka ndodhur krimi, është futur një person dhe ka qëlluar më armë zjarri drejt biznesmenit Lika, duke e lënë të vdekur. Më pas, ai ka plagosur edhe dy të tjerët, 53 vjeçarin Gjergji dhe 21-vjeçarin Tusha.

Këta dy të fundit janë transportuar për në spitalin e Traumës ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendin e krimit, kanë mbërritur forca të shumta policore dhe është ngritur një grup hetimor për t’u marrë me ngjarjen. Gjëja e parë që do të bëhet është vëzhgimi i kamerave të sigurisë për të identifikuar autorin.

Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë nga Drejtoria për Krimet e Rënda në  Departamentin e  Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë  dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Kurbin, vijon puna për administrimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar edhe dy grupe të FNSH-së Shkodër dhe po bëhet krehja e zonës dhe shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.  

Viktima, Bujar Lika, rezulton të jetë një biznesmen i njohur në fushën e mobilerisë dhe të transporteve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat në laç kreshnik tusha laç nujar lika paulin gjergji vritet biznemeni bujar lika atentat në laç kreshnik tusha laç nujar lika paulin gjergji vritet biznemeni bujar lika

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Maj 2020, 19:10

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje rrëqethëse nga abuzimi seksual që është bërë ndaj 15-vjeçares në Tiranës, nga roja i shkollës ku vajza mës...