Sport

“Messi i ri” luan në “Camp Nou”, Juventusi po kërkon të bëjë të pamundurën në merkato

30 Maj 2020, 16:56 Nga DOSJA
“Messi i ri” luan në “Camp Nou”, Juventusi po

Tuttosport raporton se Juventusi po mendon për një transferim të pazakontë. Bardhezinjtë kërkojnë sulmuesin anësor të Barcelonës, Ansu Fati.

Drejtuesit e “Zonjës së vjetër” rrallë bëjnë transferime me lojtarë të datëlindjes 2002, pra adoleshentë të cilët nuk i dihet se si mund të përshtaten në Serie A, por Ansu Fati ia vlen.

Talenti i katalanasve i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e bëra në këtë moshë të re, por duket shumë e vështirë që ai të lëvizë nga “Camp Nou”. Barcelona nuk mund të heqë dorë nga ai që mund të bëhet shumë shpejt Messi i ri.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fati juventus merkato fati juventus merkato

Sondazh

Poll