Bota

Demonstrata në SHBA për vrasjen e George Floyd/ Arrestohet gazetari i CNN, vritet një 19-vjeçar, në Minesota shpallet gjend

30 Maj 2020, 06:51 Nga DOSJA
Demonstrata në SHBA për vrasjen e George Floyd/ Arrestohet gazetari i

SHBA- Demonstrata në SHBA për vrasjen e George Floyd, i cili u mbyt nga një agjent i bardhë i policisë në Minneapolis. CNN raporton se demonstrat kanë nisur në Atlanta, Nju Jork, Detroid dhe në Uashington para Shtëpisë së Bardhë,  ndërkohë bëhet thirrje që të ngrihen kundër shtetit të gjithë qytetarët. Por Pentagoni,  po bën gati ushtrinë.

Ndërsa në Minneapolis, në qytetin ku ndodhi ngjarje e rëndë,  rreth 1.000 njerëz marshuan fillimisht në mënyrë paqësore përgjatë autostradës kryesore, por më pas situata u acarua.  Demonstruesit fillan të godisnin me gurë dhe të hidhnin shishe në drejtim të policisë. Guvernatori i shtetit të Minesotës, Tim Walc ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke urdhëruar ndërhyrjen e Gardës Kombëtare. Po kështu në Detroit është  regjistruar  një viktimë. Mësohet se një 19-vjeçar u vra, pasi një breshërie plumbash në Sheshin Cadillac. Për këtë ngjarje policia ka arrestuar një 17-vjeçar.

Foto nga protesta

Sakaq, situata është përshkallëzuar edhe më shumë pas arrestimit të gazetarit të  CNN, Omar Jimenez, i cili më pas u la i lirë.  Ky i fundit u arrestua gjatë një transmetimi direkt nga vendi ku po zhvillohen protesta në Mineapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Policët sekuestruan edhe kamerën e CNN, që vazhdoi të xhironte dhe të transmetonte live episodin e arrestimit. Policia tha se ai është arrestuar pasi nuk është larguar nga vendi pasi iu është kërkuar një gjë e tillë.

Për vrasjen e George Floyd, Policia ka arrestuar oficerin Derek Chauvin. Mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se ai është akuzuar për vrasje megjithëse ende nuk dihet se cili është dënimi që do të marrë.

Burimi: Cnn

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota george floyd omar jimenez george floyd omar jimenez

Sondazh

Poll

Bota 30 Maj 2020, 05:10

Donald Trumpi i ofenduar i kthehet twitter-it

Presidenti amerikan, Donald Trump është futur në prapë në një luftë të vogël në internet. Këtë herë është Twitteri, mediumi përmes të cilit komunikon Donald Tru...