Sport

Sulmuesi i Atletico Madrid në telashe, duhet të përballet me drejtësinë spanjolle për evazion fiskal

29 Maj 2020, 16:24 Nga DOSJA
Sulmuesi i Atletico Madrid në telashe, duhet të përballet me

SPANJË-Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa më datë 4 qershor do të përballet me drejtësinë spanjolle, pasi lojtari akuzohet për evazion fiskal. Sipas dosjes së prokurorisë , mediet spanjolle shkruajnë se Costa i ka fshehur shtetit spanjoll mbi 1 milionë euro, duke mos deklaruar pagesat e bëra në lidhje me të drejtat e imazhit pas transferimit nga Atletico Madridi te Chelsea në vitin 2014.

Raporti thotë se prokurorët duan që 31-vjeçari të dënohet me gjashtë muaj burg dhe një gjobë prej 507,208 eurosh. Në përputhje me ligjin spanjoll, dënimi me burg mund të shkëmbehet me një gjobë prej 36.500 euro, i cili lejon dënimet penale nën dy vjet për krime jo të dhunshme mund të shkëmbehen me një gjobë financiare.

Prokurorët spanjollë kanë fituar një seri çështjesh kundër futbollistëve të profilit të lartë dhe trajnerëve për mashtrime të këtij lloji duke përfshirë, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletico madrid diego costa atletico madrid diego costa

Sondazh

Poll