23 raste të reja me COVID-19 gjatë orëve të fundit, harta zgjerohet me Librazhdin, 2 prej të prekurve janë personel mjekë
30 Maj 2020, 09:02Nga DOSJA
Shqipëri- Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 23 persona me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se pas testimit të 299 personave kanë rezultuar me COVID-19 23 prej tyre. Harta është zgjeruar me 16 raste në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë, dhe 1 rast në Librazhd. Mes të infektuarve 2 janë personel mjekësor. Po kështu janë shëruar edhe 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve. Në spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë. Lajm i mirë është se nuk është shënuar viktimë tjetër dhe numri total i personave që kanë humbur jetën është 33.
Njoftimi:
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 23 raste të reja, shkon në 1122 numri i të prekurve. Mbi 1450 testime serologjike tek stafet mjekësore me një pozitivet rreth 9% Dr. Marjeta Dervishi Instituti i Shëndetit Publik
Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 229 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste pozitive. Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është si vijon: 16 raste janë identifikuar në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë, dhe 1 rast në Librazhd. Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 19 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik. Në 24 orët e fundit janë testuar 21 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste. Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve. Nga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1122 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë. Vijojnë testimet serologjike tek personeli shëndetësor. Deri tani janë mbi 1450 të testuar me një përqindje të përgjithshme pozitiviteti rreth 9%.
Në këtë situatë mbetet shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët zbatimi i masave të rekomanduara. Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit dhe lani duart sa më shpesh. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 – Statistika (30 Maj 2020) Testime totale 15950 Testime molekulare 14498 Testime serologjike 1452 Raste pozitive 1122 Raste të shëruara 857 Raste Aktive 232 Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1) Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë- Gazetari Mustafa Nano ka komentuar situatën e epidemisë, sjelljen qytetare ndaj karantinës dhe rregullat e thyera gjatë saj parë në një vështrim krahas...
Shqipëri- Rritet sërish numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se pas testimit të 299 qytetarëve...
Tiranë– 12 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë orëve të fundit në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të infektuarve ka mjekë dhe infer...
Tiranë- Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar pamje nga një sallë e re gjyqi, e financuar nga USAID dhe shprehet se reformat e suksesshme në drejtësi mbësh...
Mat- Rritet numri i të infektuarve në Mat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit janë testuar 5 persona, por vetëm 2 prej tyre kanë rezultu...
Tiranë- Kur historia përsëritet brenda familjes. Anna Dhima është një prej specializanteve që shërbeu në maternitetin Mbretëresha Geraldinë duke pritur dhjetëra...
Shqipëri- Ndryshe nga fundjavat e tjera, këtë fundjavë shqiptarët do të kenë liridalje, nuk do të ketë kufizime. Ndërkohë edhe për bizneset nuk do të ketë fashë...
Greqi- Aleksandër Luca, një nga vrasësit e studentes greke, Eleni Topaloudi, i cili u dënua me burg të përjetshëm, do të dalë sërish para gjykatës, këtë herë p...
Aktualitet30 Maj 2020, 05:52
Tiranë- Zbardhet vendimi i gjykatës për Ilir Gavoçin, pritësin e 400 mijë dollarëve, i cili prej vitesh jeton në Australi. Kjo shumë parash do i dërgohej...
Librazhd- Zgjerohet harta e COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit është konfirmuar me COVID-19 një person në Librazhd, i cili she...