Aktualitet

30 Maj 2020, 05:52 Nga DOSJA

Tiranë- Zbardhet vendimi i gjykatës për Ilir Gavoçin, pritësin e 400 mijë dollarëve, i cili prej vitesh jeton në Australi. Kjo shumë parash do i dërgohej këtij të fundit nga vëllai i tij, Alekandër Gavoçi.

Ilir Gavoçi është një person me precedent penal, por i njohur edhe në fushën e biznesit në Shqipëri. Gjykata ka dhënë dënimin e fundit për të në shkurt të 2017, ku në seancën gjyqësore që drejtohej nga gjyqtari Kreshnik Omari, ai u akuzua për  veprën penale” Vrasja në rrethana cilësuese” në dëm të 4 personave.  Por Gjykata ndyshoi këtë akuzë  dhe e dënoi Gavoçin për akuzën e “Vrasjes së kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”, duke  shpëtuar atë nga burgimi i përjetshëm. Si përfundim ai u dënua vetëm me 5 vite burgim. Për të njëjtën akuzë është dënuar dhe bashkëpunëtori i Ilir Gavoçit, njëherësh ish-bodigardi i tij, Ilir Oruçi, i cili përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe u dënua me 6 vite burg.

Sherri dhe vrasjet: 

Gavoçi akuzohet se në në vitin 2005, së bashku me bodigardin e tij, Ismet Oruçi, vranë 4 persona në lokalin “Olalba” në Tiranë. Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë:  Ali Beqja, 29 vjeç, Altin Djepaxhia, 34 vjeç, ish- oficer në Ministrinë e Brendshme, Alban Kruja, 35 vjeç dhe Elvis Berberi, 25 vjeç, të katërt nga Shkodra. Shkak i kësaj përplasje me armë u bë këngëtarja e lokalit, e cila këndonte për llogari të biznesit që ishte në emër të Ilir Gavoçit.

I pari që ka ndërhyrë ka qenë pronari Gavoçi, i cili iu afrua shkodranëve dhe kërkoi që të mos bezdisin këngëtaren e tavernës, por viktimat vazhduna me të tyren. Më pas Gavoçi dërgoi ruprojën e tij, Ismet Oruçin që të “këshillonte” klientët, por këta të fundit sërish nuk e dëgjuan dhe filluan ta godisnin me grushte. Pikërisht ky ka qenë momenti që ndezi gjakrat në konfliktin që përfundoi me katër të vrarë.

Por Gavoçi nuk është i përfshirë vetëm në këtë vrasje. Emri tij del edhe në dosje të Prokurorisë së Beratit, ku ka qenë i pandehur për akuzën e “Grabitjes me dhunë”.  Prokuroria pretendonte se kishte zbuluar Ilir Gavoçin në këtë grabitje, duke i sekuestruar një parfum “Shanel” dhe një gjurmë gishti në banesë. Por, pak muaj më vonë ai u shpall i pafajshëm.

Më 28 maj, Policia sekustroi  400 mijë dollarë që rezultonin në emër të Aleksandër Gavoçit. Pritësi i parave të sekuestruara ishte Ilir Gavoçi, vëllai i Aleksandrit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Maj 2020, 18:39

PEQIN– Besmir Hakballa, është plagosur me armë zjarri. Dosja.al, mëson se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Peqinit, pasditen e sotme, teksa Hakballa ka marrë një...