Aktualitet

Qytetarët mund të lëvizin lirshëm, këtë fundjavë nuk ka kufizime, nga e hëna hapen çerdhet, kopshtet dhe kufijtë tokë

30 Maj 2020, 06:23 Nga DOSJA

Shqipëri- Ndryshe nga fundjavat e tjera, këtë fundjavë shqiptarët do të kenë liridalje, nuk do të ketë kufizime. Ndërkohë edhe për bizneset nuk do të ketë fashë orari dhe ato të vijojnë normalisht aktivitetet e tyre. Gjatë kësaj fundjave është e ndaluar është vetëm dalja nga nga zonat e kuqe në zonat e gjelbërta, por edhe ky kufizim do të hiqet ditën e hënë.

Sakaq, ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se që nga 1 qershori do të hapen kufijtë tokësorë me vendet fqinje, çerdhet e kopshtet, kampionatet sportive pa praninë e publikut, parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit dhe palestrat sipas protokolleve të sigurisë. Ndërkohë, plazhet për qytetarët do të hapen më 6 qershor.

Por është ende i mbyllur trasporti publik, për të cilin po hartohet një protokoll i veçantë me Ministrinë e Transporteve. Po kështu deri më  23 Qershor ndalohet të hapen kinema, teatër, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferencat, apo dëgjesat publike.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fundjava pa kufizime masat për covid 19 fundjava pa kufizime masat për covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Maj 2020, 05:52

Tiranë- Zbardhet vendimi i gjykatës për Ilir Gavoçin, pritësin e 400 mijë dollarëve, i cili prej vitesh jeton në Australi. Kjo shumë parash do i dërgohej...