Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve në Mat, preken nga COVID-19 2 persona të tjerë

30 Maj 2020, 07:44 Nga DOSJA
Rritet numri i të infektuarve në Mat, preken nga COVID-19 2 persona

Mat- Rritet numri i të infektuarve në Mat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit janë testuar 5 persona, por vetëm 2 prej tyre kanë rezultuar me COVID-19. 2 rastet e reja janë kontakte të personave që rezultuan të infektuar ditën e djeshme. Ata janë vetëizoluar në banesat e tyre. Ndërkohë është bërë dezinfektimi i banesave të personave të infektuar.

 

Pas disa javësh “pushim”,  koronavirusi po përhapet gjerësisht. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se deri më tani janë prekur 1099 persona në të gjithë vendin dhe janë shënuar 33 viktima. Ndërkohë betejën me COVID-19 e kanë fituar 851 qytetarët. Dje rezultuan të infektuar 23 persona. Harta u zgjerua me  12 raste në Tiranë, 6 në Mat, 1 në Durrës dhe 4 në Lushnje. Sakaq, 57 mjekë dhe infermierë të QSUT-së kanë kryer testin dhe kanë rezultuar negativë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Maj 2020, 05:52

Tiranë- Zbardhet vendimi i gjykatës për Ilir Gavoçin, pritësin e 400 mijë dollarëve, i cili prej vitesh jeton në Australi. Kjo shumë parash do i dërgohej...