Aktualitet

Zgjerohet harta, konfirmohet rasti i parë me COVID-19 në Librazhd, i prekuri shitës në treg

30 Maj 2020, 05:31 Nga DOSJA
Zgjerohet harta, konfirmohet rasti i parë me COVID-19 në Librazhd, i

Librazhd- Zgjerohet harta e COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit është konfirmuar me COVID-19 një person në Librazhd, i cili shet në tregun e qytetit. Ky është rasti i parë me COVID-19 në këtë qytet. Të njëjtat burime bëjnë me dije se i infektuar është një i sëmurë kronik nga mushkuritë, i cili prej disa ditësh ka qenë i shtruar në spitalin e Sanatoriumit. Në testin e parë ai ka dalë negativ ndërkohë që në testin e dytë që është bërë në 24 orët e fundit ka rezultuar pozitiv.

 

Pas disa javësh “pushim”,  koronavirusi po përhapet gjerësisht. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se deri më tani janë prekur 1099 persona në të gjithë vendin dhe janë shënuar 33 viktima. Ndërkohë betejën me COVID-19 e kanë fituar 851 qytetarët. Dje rezultuan të infektuar 23 persona. Harta u zgjerua me  12 raste në Tiranë, 6 në Mat, 1 në Durrës dhe 4 në Lushnje. Sakaq, 57 mjekë dhe infermierë të QSUT-së kanë kryer testin dhe kanë rezultuar negativë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Maj 2020, 18:39

PEQIN– Besmir Hakballa, është plagosur me armë zjarri. Dosja.al, mëson se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Peqinit, pasditen e sotme, teksa Hakballa ka marrë një...