Aktualitet

SKEMA/ Në dyshim për pastrim parash, kush është ish-ortaku i Gavoçit … biznesmeni shkodran që u vu në pranga gjatë aksionit të lojërave të fatit dhe u lirua sa hap e mbyll sytë, e shkuara Ardit Krajës me bastet

  • Policia e Tiranës i bllokon 400 mijë USD biznesmenit në Tiranë, do t’ja kalonte të vëllait në Australi
  • Burime ekskluzive për Dosja.al, tregojnë se Gavoçi në një prej kompanive të tij, “S.A.R Ndertim”, e cila aktualisht është me status të pezulluar, ka qenë ortak me Ardit Krajën, një biznesmen nga Shkodra.
    Featured image of article: SKEMA/ Në dyshim për pastrim parash, kush është ish-ortaku i Gavoçit … biznesmeni shkodran që u vu në pranga gjatë aksionit të lojërave të fatit dhe u lirua sa hap e mbyll sytë, e shkuara Ardit Krajës me bastet Aleksander Gavoci, parate dhe arrestim
    Përditësuar:

    TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje nga skema e pastrimit të parave ku rezulton të jetë i përfshirë biznesmeni Aleksandër Gavoçi, të cilit iu sekuestruan sot 400 mijë dollarë.

    Burime ekskluzive për Dosja.al, tregojnë se Gavoçi në një prej kompanive të tij, “S.A.R Ndertim”, e cila aktualisht është me status të pezulluar, ka qenë ortak me Ardit Krajën, një biznesmen nga Shkodra.

    Kjo gjë shihet edhe në foton e mëposhtme, ku shihet që të dy kanë nga 50% të aksioneve në kompaninë në fjalë, që aktualisht nuk është funksionale.

    Por kush është Ardit Kraja?

    Kraja është një biznesmen, i lindur në Shkodër dhe emri i tij aktualisht figuron në 10 kompani, mes tyre edhe “S.A.R Ndertim”, ku dyshohet se pastroheshin paratë bashkë me Gavoçin. Kompanitë aktive janë pesë, “TRADE-INVEST”, që operon në fushën e import-export, shitja me shumicë dhe pakicë e të gjitha llojeve të pjesëve të këmbimit, gomave të automjeteve dhe të mjeteve bujqësore, baterive, etj;

    A.K.M ALBANIAN INVESTMENT GROUP SH.P.K, e cila operon në fushën e tregtimit të të gjitha llojeve të mallrave, materialeve, automjeteve me goma dhe zinxhirë të tipeve të ndryshme, makinerive, pajisjeve dhe impianteve të ndryshme të karakterit publik, industrial, bujqësor, tregtar, kulturor, sportiv, të shërbimeve, pjesë kembimi, goma te ndryshme, bated automjetesh etj;

    AKEEL, e cila operon në fushën e ndërtimit të llojeve të ndryshme, përfshirë rrugë, kanalizime, etj dhe montim makinerish, etj.

    Tirana Capital Invest që ofron realizim të punimeve te ndertimit te çdo lloji, ndertime civile dhe ekonomike, ndertime rrugesh, kanalesh, ura, ujesjellsa, rikonstruksion godinash.

    Future Enterprises and Investments që merr përsipër dhe harton projekte e ndryshme, ndërtimore të fushave të ndryshme dhe të realizimit në përgjithësi.

    Por, mes kompanive të pezulluara, përveçse është ajo ku dyshohet se pastrohen paratë, ndodhet edhe një kompani e lojërave të fatit.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Bëhet fjalë për Fair play Bast, një kompani nga më të mëdhatë, në kohën që në Shqipëri lejohej veprimtaria e lojërave të fatit. Shoqëria Aksionare Fair play Bast lejonte zhvillimin e lojërave të fatit me dy nivele, por që aktualisht ndodhet e pezulluar.

    Ardit Kraja ishte edhe mes të arrestuarve në operacionin aksionin kundër lojërave të fatit, në muajin shkurt të këtij viti, me të cilin organet ligjzbatuese u treguan selective. Ndërkohë që u bënë më shumë se 100 ndalime në të gjithë vendin, ndalimi i biznemenit Kraja, u fsheh.

    Ardit Kraja, u ndalua rreth mesnatës dhe u lirua pas disa orësh, dhe askush nga organet ligjzbatuese nuk dha asnjë shpjegim për ndalimin, ose për lirimin e Krajës, i njohur si ushtrues i aktivitetit të lojërave të fatit kur ishin të ligjshme.

    Ditën e sotme, u sekuestruan 400 mijë dollarë që rezultonin në emër të Aleksandër Gavoçit. Gavoçi njihet si pronari i truallit mbi të cilin kanë qenë të ndërtuara disa banesa përballë shkollës “Petro Nini” në Tiranë. Një vit më pare, ai është përplasur me banorët që bënonin në këto banesa dhe u desh ndërhyrja e Policisë për të zgjidhur konfliktin.

    Gavoci prentendonte dhe publikoi dhe disa dokumenta që trualli i përkiste atij, ndersa banorët që kishin më shumë se 20 vite që jetonin aty, shpreheshin se ata e kishin blerë banesën dhe ishin në proces legalizimi.

    Në fund është arritur një marrëveshje dhe Gacovi u ka dhënë familjeve aty nga 150 mijë euro. Tashmë në atë vend po ngrihet një pallat, pasi dhe i gjithë sherri për këtë gjë u bë sepse kërkohej trualli për ndërtim.

    Nga ana tjetër, pritësi i parave të sekuestruara rezulton të jetë Ilir Gavoçi, vëllai i Aleksandrit.

     Ilir Gavoci është ende një person në kërkim nga Policia, por ai prej vitesh jeton në Australi. Ai akuzohet se në në vitin 2005, në Tiranë, së bashku me bodigardin e tij, Ismet Oruçi, vranë 4 persona në lokalin “Olalba”.

    Masakra e përgjakshme në qendër të Tiranës, ku humbën jetën 4 persona dyshohet të ketë si autor pronarin e tavernës “Olalba”, Gavoçin dhe badigardin e tij. Fillimisht u mendua se shkaku i ngjarjes së rëndë kishte qenë një sherr banal, por hetimet e mëtejshme zbuluan se si autorët e këtij krimi ashtu edhe viktimat kanë qënë të implikuar në trafikun e drogës, gjë që i drejtoi hetimet në pistën e larjes së hesapeve.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment