Aktualitet

Plagosi dhëndrrin e Tan Kateshit me armë zjarri, shpallet në kërkim autori (Emri)

29 Maj 2020, 19:10 Nga DOSJA
Plagosi dhëndrrin e Tan Kateshit me armë zjarri, shpallet në

PEQIN– Adriatik Mezja, është identifikuar dhe shpallur në kërkim pasi akuzohet për plagosjen e të riut nga Peqini.

Mësohet se i arrestuarit, akuzohet se pasditen e sotme, rreth orës 20:10, në qytetin e Peqinit pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë zjarri 31-vjeçarin, e identifikuar si Besmir Hakballa, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, dhe po merr ndihmë ne nevojshme mjekësore.

Tashmë, vijon puna intensive për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë Peqin

Plagosi me armë zjarri 31 vjeçarin në qytetin e Peqinit, Policia në kohë reale identifikoi autorin. Rreth orës 20:10, në qytetin e Peqinit si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi B.H., 31 vjeç, banues në Peqin, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A.M., ku vijon puna intensive për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes.

Plagosja me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e sotme. Besmir Hakballa ka marrë një plumb në këmbë dhe është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë një shërbim më të specializuar, për shkak të gjendjes kritike në të cilën ndodhet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir hakballa peqin plagoset besmir hakballa plagosje ne peqin besmir hakballa peqin plagoset besmir hakballa plagosje ne peqin

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Maj 2020, 18:39

PEQIN– Besmir Hakballa, është plagosur me armë zjarri. Dosja.al, mëson se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Peqinit, pasditen e sotme, teksa Hakballa ka marrë një...