Aktualitet

29 Maj 2020, 18:39 Nga DOSJA

PEQIN– Besmir Hakballa, është plagosur me armë zjarri. Dosja.al, mëson se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Peqinit, pasditen e sotme, teksa Hakballa ka marrë një plumb në këmbë.

Hakballa është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Elbasanit dhe më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës.

Hakballa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, dhe ka preferuar të japë vetë lajmin e mirë për gjendjen e tij shëndetësore, teksa poston e një Selfie nga spitali i Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Foto e publikuar nga Hakballa

Për ngjarjen në fjalë është shpallur në kërkim Adriatik Mezja, i cili akuzohet pas një konflikti të çastit plagosi në këmbë 31-vjeçarin.

Por kush është Besmir Hakballa?

Dosja.al ka zbardhur detaje nga e shkuara e 31-vjeçarit që mbeti i plagosur ditën e sotme në qytetin e Peqinit. Mësohet se Besmir Hakballa, është një person që mban mbi shpinë në ngjarje të rëndë që ka ndodhur në kohën që i plagosuri, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën tek Spitali i Traumës, ishte vetëm 18-vjeç.

Bëhet fjalë për atentatin e vitit 2008, që e ktheu bulevardin në qendër të Peqinit në një polygon qitjeje. Hakballa, së bashku me dy miqtë e tij, Gazmend Lluca, 19 vjeç dhe Emiliano Hoxha, 19 vjeç, të tre me banim në lagjen “Çezme” në Peqin, tentuan të vrisnin Astrit Kateshin, në atë kohë 46 vejç dhe vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Edmond Kateshit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir hakballa peqin plagoset besmir hakballa plagosje ne peqin besmir hakballa peqin plagoset besmir hakballa plagosje ne peqin

Sondazh

Poll