Aktualitet

Lëngon në shtrat për jetën, kush është Besmir Hakballa, kur ishte adoleshent zbrazi plumbat mbi vëllain e ish-deputetit t

29 Maj 2020, 19:25 Nga DOSJA
Lëngon në shtrat për jetën, kush është Besmir

PEQINDosja.al ka zbardhur detaje nga e shkuara e 31-vjeçarit që mbeti i plagosur ditën e sotme në qytetin e Peqinit. Mësohet se Besmir Hakballa, është një person që mban mbi shpinë në ngjarje të rëndë që ka ndodhur në kohën që i plagosuri, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën tek Spitali i Traumës, ishte vetëm 18-vjeç.

Bëhet fjalë për atentatin e vitit 2008, që e ktheu bulevardin në qendër të Peqinit në një polygon qitjeje. Hakballa, së bashku me dy miqtë e tij, Gazmend Lluca, 19 vjeç dhe Emiliano Hoxha, 19 vjeç, të tre me banim në lagjen “Çezme” në Peqin, tentuan të vrisnin Astrit Kateshin, në atë kohë 46 vejç dhe vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Edmond Kateshit.

Të rinjtë i zunë pritë Kateshit, teksa 46-vjeçARI ka qenë duke lëvizur në këmbë në qendër të Peqinit dhe është përballur me të shtënat, që dolën nga një automjet në ecje, i llojit “Volksvagen Golf”, ngjyrë gri, me targa ‘PE 1650 A’.

Ngjarja mësohet se në atë kohë, para 12 viteve, ndodhi për moptive të dobëta, pas një konflikti që Hakballa, kishte pasur në atë kohë me Kateshin.

Në vitin 2008, në pranga, në lidhje me ngjarjen, përveç tre të rinjve që akuzoheshin si atentatorë, u vu edhe Emin Hakballa, babai i adoleshentit, dhe u zkuzua për përkrahje të autorëve në krimin në tentativë.  Si prova materiale, u sekuestruan dy granata dore me bisht druri, mjeti ‘Volksvagen Golf’ me targa ‘PE 1650 A’, një gëzhojë e kalibrit 7 mm që duhet të ishte përdorur nga një armë tip Mini Bloë dhe një gëzhojë e kalibrit 7.62 mm.

Sot Hakballa, e gjen veten në një shtrat spitali, ku po lufton për jetën pas plumbit që ka marrë, ndërkohë që autori është vënë në pranga. Për plagosjen e sotme, mësohet të jetë bërë shkak një konflikt i çastit për motive të dobëta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir hakballa plagoset besmir hakballa plagosje ne peqin besmir hakballa plagoset besmir hakballa plagosje ne peqin

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Maj 2020, 18:39

PEQIN– Besmir Hakballa, është plagosur me armë zjarri. Dosja.al, mëson se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Peqinit, pasditen e sotme, teksa Hakballa ka marrë një...