Aktualitet

TENDERI/ 850 milionë lekë për sheshin “Veliera”, qeveria s’kursehet në kohë pandemie, i “dhuron” para të thata k

29 Maj 2020, 16:24 Nga DOSJA
TENDERI/ 850 milionë lekë për sheshin “Veliera”,

TIRANË- Pavarësisht se ekonomia shqiptare është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit dhe qeveria ka marrë një vendim pak javë më parë për të mos lejuar tendera që nuk janë urgjent, sërish paratë publike po u kalohen privatëve. Në Durrës, ku ishte dhe epiqendra e tërmetit të 26 nëntorit 2019, askush nuk mendon për rindërtimin por vijohen të jepen tendera për projekte shumë të kushtueshëm.

Dosja.al ka mësuar se Bashkia Durrës ka akorduar një fond të ri pre  850 milionë lekë për projektin “Veliera”, edhe pse nuk kanë përfunduar lotet e para të këtij projekti që ka 4 vite që ka nisur. Tenderi  është zhvilluar në datën 8 maj dhe kompania e vetme që ka garuar ka qenë EVEREST SHPK, e cila më herët ka fituar dhe tenderin për ndërtimin e “Velierës”.

Tenderi ka hije dyshimi, pasi nuk ka një procedurë të hapur, por tenderi është zhvilluar me negociomin pa shpallje paraprake, pra kompania fituese ishte zgjedhur më parë dhe tenderi ka qenë thjesht një procedurë.  Ende nuk dihet se çfarë shtesash do bëjë kompania, por dihet se në arkën e saj janë shtuar 850 milionë Lekë.

Ndërkohë në faqen Open Data Albania, që ka për qëllim të informojë qytetarët dhe të monitorojë procedurat e prokurimeve publike, tenderi i bashkisë Durrës “Shtesë kontrate “Rivitalizimi i sheshit publik para hyrjes së portit L.I”” klasifikohet me Flamur të Kuq. Në shpjegime saktësohet se tenderi është zhvilluar pa garë dhe pa konkurrencë, ndaj dhe është më flamur të kuq.

Lexo të plotë dokumentin këtu

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia durres everest shpk projekti veliera bashkia durres everest shpk projekti veliera

Sondazh

Poll