Aktualitet

Vijon qëndresa e AMT, ndelesa e radhës në Elbasan, qytetarët firmosin peticionin për rindërtimin E teatrit

29 Maj 2020, 17:43 Nga DOSJA
Vijon qëndresa e AMT, ndelesa e radhës në Elbasan, qytetarët

ELBASAN- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka vijuar sot takimin e radhës, ku artistët dhe aktivistët janë ndalur në Elbasan.

Ata kanë zhvilluar një takim me qytetarët në qendër të qytetit dhe u kanë kërkuar atyre që të firmosin peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar ku ishte dhe si ishte më parë. Qindra qytetarë kanë fismosur sot peticionin, por takimi i AMT është penalizuar nga moti i keq.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit prej shembjes së godinës ka zhvilluar 3 protesta në Tiranë, po ashtu ka zhvilluar takime në Durrës, Shkodër, Kukës, Burrel, Lezhë dhe Lusnje. Me këto takime synohet që të mblidhen firma nga qytetarë e artistë për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte ashtu siç ishte, por rindërtimit është një premtim dhe i Lulzim Bashës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amt në elbasan shembet teatri kombetar amt në elbasan shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll