Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohe dy të rinjtë në Korçë, pranga edhe të dënuarit për dhunë në familje
29 Maj 2020, 17:31Nga DOSJA
KORÇË– Dy persona të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje janë vënë në pranga. Sipas njopftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, mësohet se të arrestuarit janë dy të rinjtë me inicialet F. L., 30 vjeç dhe E. R., 29 vjeç, banues në Korçë, të cilët ishin shopallur në kërkim që në muajin shtator të vitit 2019.
Mësohet se ndaj dy të arrestuarve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.
Ata rezultojnë të përfshirë në ngjarjen e ndodhur në datën 15.09.2019, në lagjen nr. 17, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të A. Sh., i cili ndodhej brenda automjetit të tij, duke shkaktuar dëme materiale.
Sipas Policisë, mësohet se gjithashtu është ndaluar edhe personi me inicialet Sh. R., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, e ka dënuar me 14 muaj burg për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për shtetasit në kërkim F. L., 30 vjeç dhe E. R., 29 vjeç, banues në Korçë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 26.10.2019, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 15.09.2019, në lagjen nr. 17, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të shtetasit A. Sh., i cili ndodhej brenda automjetit të tij, duke shkaktuar dëme materiale. Gjithashtu u ndalua edhe shtetasi në kërkim Sh. R., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, e ka dënuar me 14 muaj burg për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka vednosur që të anulojë vendimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, i cili pas një sherri në burgun “313”, ...
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka reaguar pas publikimit të një video në Kuvend, e cila rezultoi të ishte e pavërtetë. ...
TIRANË- Pavarësisht se ekonomia shqiptare është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit dhe qeveria ka marrë një vendim pak javë më parë për të mos leju...
TIRANË– Një tjetër i dënuar me burgim të përjetshëm po përpiqet që të lërë qelinë e burgut. Dosja.al, mëson se bëhet fjalë për të dënuarin Edmond (Edi) Bat...
DURRËS– Pa kaluar një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, kompleksi i pallateve me 280 apartamente banimi në lagjen 17 në Durrës, ishte një nga prov...
SHKODËR– Një shtetas i huaj me origjinë nga Maroku dhe më pasaportë franceze është mbytur në lumin Buna. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, ngja...
FIER– Një 51-vjeçar, i identifikuar si Aljosha Simaku është vënë në pranga pasi akuzohet të ketë dhunuar bashkëshorten e tij dhe të ketë djegur shtëpinë....