Politike

Raporti i Venecias, Presidenca: Meta ka zbatuar Kushtetutën, nuk komentojmë dokumentin

29 Maj 2020, 19:11 Nga DOSJA
Raporti i Venecias, Presidenca: Meta ka zbatuar Kushtetutën, nuk

TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, ka reaguar sot pas publikimit të raportit nga Komisionii Venecias. Në një njoftim në mediat sociale, Blushi shkruan se Meta ka respektuar vetëm Kushtetutën. Më tej shton se institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar “Venecia” me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016. Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato.

Institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente. I ftojmë dhe aktorët e tjerë t’i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike. PËR PRESIDENTIN META, KUSHTETUTA ËSHTË E PAPREKSHME DHE LIGJI MË I LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË. ??”, shkruan Blushi.

Komisioni i Venecias ka hartuar sot një draft-opinion që u është dërguar palëve në Shqipëri për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Sipas burimeve të Dosja.al mësohet se Venecia pret dhe opinionet e institucioneve në Shqipëri dhe në qershor do dërgojë sërish opinionin përfundimtar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta opinioni i venecias per meten tedi blushi ilir meta opinioni i venecias per meten tedi blushi

Sondazh

Poll