Politike

Reforma Zgjedhore, Soreca: Punoni për të përfunduar marrëveshjen më 31 maj

29 Maj 2020, 17:43 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore, Soreca: Punoni për të përfunduar

TIRANË– Ambasadori i BE-së, Lugi Soreca ka reaguar në lidhje me marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.

Në një status në rrjetet sociale, Soreca shkruan se duhet punuar në mënyrë që më datë 31 maj, të arrihet një marrëveshje.

E rëndësishme për të bërë përparim në Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Ne mirëpresim qëndrimin konstruktiv të marrë nga të gjitha palët dhe i ftojmë ata të vazhdojnë të punojnë me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përgjithshme deri më 31 maj. Ta lejojmë Shqipërinë të ecë përpara në procesin e anëtarësimit të tij,”– shkruan Soreca.

Në takimin e ditës së sotme, palët nuk ka rënë ende dakord për asnjë prej pikave të diskutimit. Deri më tani, është gjetur dakordësia për shkurtimin e periudhës zgjedhore nga 3 në 1 muaj, financimin miks dhe kuotat gjinore. Palët ndahen tek përdorimi i teknologjisë në zgjedhje depolitizimi i adminsitratës zgjedhore, ku PS e kërkon të plotë, ndërsa opozita miks. Përsa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor, e vetmja që ka kërkuar deri më tani një gjë të tillë është Rudina Hajdari.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca tryeza per reformen zgjedhore luigi soreca tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll