Politike

Reforma Zgjedhore, reagon Yuri Kim: Mbeten edhe 2-3 çështje pa u zgjidhur, duhet të punoni edhe gjatë fundjavës

29 Maj 2020, 16:40 Nga DOSJA

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me ecurinë e reformës zgjedhore. Në një postim në Twitter, ajo shkruan, se ditën e sotme ka pasur progress, ndërsa mbeten pa zgjidhur edhe 2-3 çështje. Më tej Kim ka kërkuar që palët të punojnë edhe gjatë fundjavës, për të përmbyllur reformën brenda 31 majit.

“Më shumë progres sot, 2-3 çështje të mbetura. Partitë duhet të punojnë gjatë fundjavës, për të arritur një marrëveshje brenda 31 majit, siç premtuan. Në negociata jo çdokush do të marrë atë meriton . Jeni pranë, mos pushoni, mos zhgënjeni”, shkruan Kim.

Në takimin e ditës së sotme, palët nuk ka rënë ende dakord për asnjë prej pikave të diskutimit. Deri më tani, është gjetur dakordësia për shkurtimin e periudhës zgjedhore nga 3 në 1 muaj, financimin miks dhe kuotat gjinore. Palët ndahen tek përdorimi i teknologjisë në zgjedhje depolitizimi i adminsitratës zgjedhore, ku PS e kërkon të plotë, ndërsa opozita miks. Përsa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor, e vetmja që ka kërkuar deri më tani një gjë të tillë është Rudina Hajdari.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll