Politike

Ambasadori italian vizitë në Vlorë: Reforma zgjedhore të miratohet nga të gjithë, shpresojmë të mbyllet brenda afatit

29 Maj 2020, 16:04 Nga DOSJA
Ambasadori italian vizitë në Vlorë: Reforma zgjedhore të

VLORË- Ambasadori italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci, ishte i pranishëm ditën e sotme në Vlorë. Gjatë vizitës së tij në qytetin bregdetar, Bucci u ndal edhe tek shembja e Teatrit Kombëtar dhe reforma zgjedhore. Ai u shpreh se reforma zgjedhore është një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe duhet të mbyllet brenda afatit të përcaktuar.

Ne jemi duke ndjekur me vëmendje situatën. Kemi parë progress të rëndësishëm, por do të ketë takime të tjera dhe shpresojmë që brenda datës 31 maj, të lindë një marrëveshje dhe të kemi dakordësinë mes të gjitha palëve. Reforma është e rëndësishme pasi stabilizon rregullat e lojës dhe si do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme, pas një viti apo kur do të që mbahen. Një reformë kaq e rëndësishme duhet miratohet nga të gjithë”, tha Bucci.

Përsa i përket shembjes së Teatrit Kombëtar, ambasadori u shpreh se të huajve nuk u takon të ndërhyjnë për një çështje që u politizua. Më tej ai ka shtuar, se për vendime të tilla duhet të ketë dialog të mirfilltë.

 “Për ne, mbrojtja trashgimisë, historike, kulturore e arkeologjike është thelbësore. Debati për Teatrin Kombëtar ka disa vite që zhvillohet, por ishte politizuar. Ishte shndërruar në një terren përplasjesh mes opozitës e qeverisë. Dhe këto polarizime politike nuk ndihmojnë në dialog për një temë kaq të rëndësishme. Por besoj se nuk i përket një qeverie të huaj të ndërhyjë se çfarë duhet shembur e çfarë duhet ruajtur. E rëndësishme është që kur vendimet të merren, të ketë dialog të mirëfilltë dhe të frytshëm mes palëve”, u shpreh ambasadori italian.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasadori i italise ne tirane reforma zgjedhore shembja e teatrit kombëtar ambasadori i italise ne tirane reforma zgjedhore shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll