Politike

Rudina Hajdari e indinjuar me Ardi Veliun: Flas si nënë dhe grua, u mundua të justifikojë një krim

29 Maj 2020, 17:06 Nga DOSJA
Rudina Hajdari e indinjuar me Ardi Veliun: Flas si nënë dhe grua, u

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar pas publikimit të videos në Kuvend nga Ardi Veliu. Në një postim në mediat sociale, Hajdari shprehet se është shumë e indinjuar nga sjellja e Ardi Veliut dhe sipas saj është munduar të justifikojë një krim të rëndë që ka ndodhur.

Më tej ajo shton se nëse Drejtori i Përgjithshëm do të kishte të njëjtin zell që ka për të denigruar nënat e viktimave të dhunës policore duke luftuar bandat dhe organizatat mafioze, Shqipëria do të ishte një vend më i sigurtë për të gjithë.

“Si grua dhe si nënë jam shumë e indinjuar nga sjellja e sotme e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë i cili u mundua të justifikonte një krim të rëndë nga ana e policisë së shtetit, dhunimin e një minoreni pa asnjë shkak e në mënyrë kafshërore, duke denigruar figurën e nënës së tij. Detyra e Policisë së shtetit nuk është të përgjojë qytetarët e thjeshtë nga vrima e rrjeteve sociale, nuk është as denigrimi i taksapaguesve të rregullt, as nuk është bërja e biografive të personave që dhunojnë apo familjeve të tyre e aq më tepër nuk është ajo e denigrimit të grave dhe vajzave. JO!

Detyra e policisë së shtetit është të godasë fort dhe pa mëshirë krimin e organizuar. Nëse Drejtori i Përgjithshëm do të kishte të njëjtin zell që ka për të denigruar nënat e viktimave të dhunës policore duke luftuar bandat dhe organizatat mafioze, Shqipëria do të ishte një vend më i sigurtë për të gjithë. Kjo sjellje e tij e bën me turp gjithë strukturën e policisë dhe ky person nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më në atë detyrë“, shkruan Hajdari.

Ditën e sotme, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, në vend që të përgjigjej për dhunën e ushtruar nga 4 efektivë policie mbi një minoren, Veliu ka zgjedhur që të nxjerrë një video të nënës së tij, Zaida Çobos e cila shfaqej me një armë në dorë. Me fjalë fyese, Veliu u shpreh se nga videoja kuptohej se nga cila familje vinte djali. Por doli blof pasi pamjet ishin xhiruar gjatë një filmi. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardi veliu ardi veliu per te miturin e dhunuar rudina hajdari ardi veliu ardi veliu per te miturin e dhunuar rudina hajdari

Sondazh

Poll