Politike

Jeni fermerë? Ju kanë mbetur vetëm 20 ditë kohë për të përfituar financime nga Skema Kombëtare, aplikoni online me zero

29 Maj 2020, 18:45 Nga DOSJA
Jeni fermerë? Ju kanë mbetur vetëm 20 ditë kohë

TIRANË– Të gjithë fermerët shqiptarë kanë kohë deri më 19 qershor që të aplikojnë për financime tek Skema Kombëtare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, vetë kryeministri Edi Rama ka publikuar  historinë e një fermeri me emrin Besniku, që ka ngritur sipërmarrjen e tij të prodhimit të bimëve aromatike dhe mjekësore me të cilat furnizon kompanitë më të mëdha farmaceutike të Europës e shumë shpejt edhe të SHBA-së.

Duke reklamuar suksesin e Besnikut, Rama u bën thirrje edhe fermerëve të tjerë shqiptarë, që të aplikojnë për të përfituar.

Në Këmishtaj të Qarkut Fier, ku Besniku ka ngritur sipërmarrjen mbresëlënëse të prodhimit të bimëve aromatike dhe mjekësore me të cilat furnizon kompanitë më të mëdha farmaceutike të Europës e shumë shpejt edhe të SHBA-së. “BioBess” është pajisur me një teknologji të avancuar të përpunimit dhe përgatitjes së këtyre bimëve, falë mbështetjes financiare të shtetit përmes Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.

1 nga 400 fermerët shqiptarë që shesin prodhimet e tyre për “BioBes” është edhe Martirjo, i cili gjithashtu u mbështet financiarisht nga AZHBR dhe ka tashmë një mekanikë bujqësore të specializuar për prodhimin e bimëve mjekësore. KUJTESË: Nga sot deri më 19 Qershor, duke aplikuar online në https://e-albania.al me zero dokumente, përfitoni financime nga Skema Kombëtare, për një të ardhme më të sigurt të fermerit shqiptar,”– shkruan Rama krah videos.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama fermeret ne ealbania edi rama fermeret ne ealbania

Sondazh

Poll