Aktualitet

U kapën duke mbjellë kanabis, arrestohet 52-vjeçari në Fier, procedohet dhe 48-vjeçari

29 Maj 2020, 15:03 Nga DOSJA
U kapën duke mbjellë kanabis, arrestohet 52-vjeçari në

FIER– Një 52-vjeçar me inicialet E.B., është vënë në pranga, ndërsa një 48-vjeçar me inicialet A.B., është proceduar penalisht, pasi akuzohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, mësohet se gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Tojkan, në tokën e të arrestuarit dhe të proceduarit penalisht, u gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë të dyshuara canabis sativa.

Fidanët janë sekuestruar, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. B., 52 vjeç, banues në fshatin Gjonç, si edhe u procedua penalisht shtetasi A. B., 48 vjeç, banues në fshatin Gjonç. Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Tojkan, në tokën e tyre, u gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë të dyshuara canabis sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 52 vjecari en fier kanabis ne fier procedohet 48 vjecari ne fier arrestohet 52 vjecari en fier kanabis ne fier procedohet 48 vjecari ne fier

Sondazh

Poll