Bota

Liderët botërorë takim virtual më 4 qershor në ‘Samitin për Vaksinën’, ambasadori britanik tregon qëllimin

29 Maj 2020, 15:59 Nga DOSJA
Liderët botërorë takim virtual më 4 qershor në

LONDËR– Më 4 qershor do të zhvillohet një takim virtual në Londër, për të folur rreth vaksinës së koronavirust që tashmë ka gjunjëzuar botën. Lajmi u dha nga ambasadori britanik në Romë, Jill Morris, i cili tha se në takim do të marrin pjesë liderat botërorë dhe se takimi do të kryesohet nga Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson.

Sipas ambasadorit qëllimi i këtij samiti është që  të mbledhë 7.4 miliardë dollarë në favor të Gavi (organizata ndërkombëtare e vaksinave e krijuar në vitin 2000) për periudhën 2021-2025.

Morris shtoi se në këtë takim  do të jetë edhe kryeministri Italian Giuseppe Conte duke qenë se mes Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar ekziston një bashkëpunim i fortë shkencor e sidomos gjatë kësaj periudhe të pandemsië, ku ka pasur partneritet midis Universitetit të Oksfordit dhe kompanisë italiane në Romë, ‘Pomezia Irbm’ për zhvillimin e një vaksine.

Këto dy kompani tashmë kanë një marrëdhënie të konsoliduar, por në shkurt ata nënshkruan një kontratë dhe ky bashkëpunim rezultoi me testet klinike të vaksinës së krijuar nga këto dy kompani.

Burimi:gavi.org

(A.K.Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson jill morris koronavirusi ne bote samiti i vaksines boris johnson jill morris koronavirusi ne bote samiti i vaksines

Sondazh

Poll