Bota

Largohet koronavirusi nga Kina, asnjë viktimë dhe i prekur gjatë 24 orëve/ Koreja e Jugut regjistron 58 raste të reja

29 Maj 2020, 14:56 Nga DOSJA
Largohet koronavirusi nga Kina, asnjë viktimë dhe i prekur gjatë

KINË- Autoritetet në Kinë kanë njoftuar se ditën e sotme nuk është regjistruar asnjë rast dhe asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërkohë Koreja e Jugut ka raportuar se gjatë 24 orëve janë konfirmuar 58 persona të infektuar.

Lajmin e ka bërë trë ditur Komisioni kinez i Shëndetit në një deklaratë për mediat duke thënë se raste dhe viktima nuk janë shënura në 31 provincat në territorin kontinental.

Nga ana tjetër, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) e Koresë së Jugut raportoi 58 raste të reja në 24 orët e fundit, të cilat janë regjistruar në zonat urbane në kryeqytetin Seul dhe rrethinë.

Në Kinë deri më tani jetën kanë humbur 4.634 persona dhe janë infektuar 82.995, kurse në Korenë e Jugut janë regjistruar 269 të vdekur dhe 11.344 raste.

Burimi:Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi ne korene e jugut koronavirusi në kinë koronavirusi ne korene e jugut

Sondazh

Poll