Bota

Norvegjia dhe Danimarka hapin turizmin mes dy vendeve që nga 15 qershori, përjashtojnë Suedinë, krerët e shteteve: Nuk mund

29 Maj 2020, 15:35 Nga DOSJA
Norvegjia dhe Danimarka hapin turizmin mes dy vendeve që nga 15 qershori,

BOTË– Norvegjia dhe Danimarka kanë njoftuar se do të hapin turizmin midis dy vendeve të tyre nga 15 qershori, por do të mbajnë kufizime për suedezët.

Suedia, ndryshe nga fqinjët e saj Nordikë, nuk ka bërë një bllokim për parandalimin e koronavirusit dhe më shumë se 4,000 njerëz kanë humbur jetën. Popullsia e Suedisë ka 10 milionë banorë dhe  ë më e madhe se ajo e Danimarkës me 5.8 milionë banorë dhe  Norvegjia 5.4 milion.

Ndërkohë në një konferencë të përbashkët virtuale  kryeministri i Danimarkës Mette Frederiksen dhe kryeministri Norvegjez Erna Solberg thanë se ata nuk mund të lejojnë të gjithë vendet të futen brenda shteteve, pasi kjo  do të rrezikonte  gjithçka

Danimarka po lejon gjithashtu turistët nga Gjermania dhe Islanda të vizitojnë, megjithëse ata nuk mund të qëndrojnë në Kopenhagë, i cili ka rastee më koronavirus. Po ashtu edhe Danezët mund të udhëtojnë edhe në këto dy vende, pa qenë e nevojshme të kthehen në karantinë gjatë kthimit të tyre.

Burimi: BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota danimarka koronaviruis ne bote norvegjia sudia danimarka koronaviruis ne bote norvegjia sudia

Sondazh

Poll