Bota

Po raportonte ‘live’ protestën në Minneapolis, arrestohet gazetari i CNN dhe ekuipazhi i tij, reagon media prestigjoze: Is

29 Maj 2020, 15:21 Nga DOSJA
Po raportonte ‘live’ protestën në Minneapolis, arrestohet

SHBA– Një korrespodent i CNN dhe anëtarët e ekuipazhit të tij janë arrestuar teksa po transmetonte live për protestat e dhunshme që prej ditësh po zhvillohen në Minneapolis. Bëhet me dije në pranga është vënë Omar Jimenez, ndërkohë ky i fundit gjatë gjithë kohës ka pyetur se përse po e bëjnë një gjë të tillë.

Që nga vdekja e George Floyd, i cili u vra në mënyrë diskriminuese në SHBA kanë nisur potesta të dhunshme për padrejtësinë që iu bë  burrit më ngjyrë.

Mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se gazetarët ishin arrestuar por më pas Patrulla Shtetërore e Minneapolis ka konfirmuar se ata janë liruar pasi është mësuar se ata ishin anëtarë të mediave.

Por CNN kundërshtoi njoftimin e policisë pasi stafi që gazetarët që në momentin e arrestimit u kishin treguar se ishin staf i medias.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota omar jimenez protestat ne minneapolis shba omar jimenez protestat ne minneapolis shba

Sondazh

Poll