Sport

U futën me forcë në qendrën stërvitore, rrahën lojtarët dhe stafin teknik, dënohen 41 tifozë

29 Maj 2020, 09:37 Nga DOSJA
U futën me forcë në qendrën stërvitore, rrahën

PORTUGALI-41 tifozë të ekipit portugez Sporting Lisbonë janë dënuar  për faktin se janë futur me forcë në qendrën stërvitore të skuadrës në maj të vitit 2018 e kanë kërcënuar dhe sulmuar lojtarët. Ka dalë i larë, president në atë kohë (në detyrë nga 2013) Bruno de Carvalho, i akuzuar se ka qenë dërguesi moral i atij agresioni. Ngjarja ndodhi menjëherë pasi presidenti, në 15 maj të dy viteve më parë, kritikoi publikisht skuadrën.

Gjykata e Lisbonës ka dënuar 9 ultras me pesë vjet burg, ndërsa për 29 të tjerët dënimi është pezulluar momentalisht. Tre tifozë në fund e kaluan me gjoba. Përvec se sulmuan lojtarët (qendërsulmuesi hollandez Bas Dost pati nevojë për qepje në kokën e plagosur), ultràsit kishin dëmtuar edhe disa struktura të klubit e grabitur fanellat e skuadrës. Shumë lojtarë të Sporting, pas atij episodi, kërkuan zgjidhjen e kontratës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport denohen tifozet ekipi portugez sporting lisbon denohen tifozet ekipi portugez sporting lisbon

Sondazh

Poll